Cilët janë dy librat që parashikuan ardhjen e COVID-19?

nga Flogerta Driza

Epidemitë kanë ngacmuar kreativitetin njerëzor ndër shekuj, duke frymëzuar letërsinë dhe format e tjera të artit. Kur bëhet fjalë për COVID-19 në libra, ka një pjesë përshkrimesh me mbivendosje të mjaftueshme me ngjarjet e vërteta.

Por, ndërsa shumë pandemi imagjinare janë shumë të parëndësishme për t’u besuar, ndonjëherë një libër ka afërsi me jetën. Ndaj fillojmë e pyesim veten: A e parashikoi autori në njëfarë mënyre pandeminë aktuale?

End of Days: Predictions and Prophecies About the End of the World

Shkruar nga: Sylvia Browne dhe Lindsay Harrison
Botuar: Në vitin 2008

Qëkurse Kim Kardashian postoi një fotografi nga libri ‘End of Days: Predictions and Prophecies About the End of the World’, njerëzit kanë filluar të kreditojnë Sylvia Browne me parashikimin e COVID-19.

COVID-19

Foto: Shkëputur nga libri ‘End of Days’

Ja çfarë shkruhet në libër:
“Rreth vitit 2020 një sëmundje e rëndë si pneumonia do të përhapet në të gjithë globin, duke sulmuar mushkëritë dhe bronkitet, duke rezistuar ndaj të gjitha trajtimeve të njohura,” parashikon ajo në End of Days, një pasqyrim i frikshëm i pandemisë koronavirus. “Pothuajse më shqetësuese sesa vetë sëmundja do të jetë fakti që papritmas do të zhduket po aq shpejt sa arriti, do të sulmojë përsëri dhjetë vjet më vonë, dhe pastaj do të zhduket plotësisht.”

Ndërsa duket e pamundur që koronavirusi të “zhduket papritur”, parashikimet e Browne japin disa detaje kyçe. Ky është padyshim rasti i parë midis qindra parashikimeve të tjera. Në të njëjtin libër, Browne gjithashtu parashikon se tregu i aksioneve nuk do të ekzistojë më, po kjo mbetet ende për t’u parë.

The Eyes of Darkness

Shkruar nga: Dean Koontz
Botuar: Në vitin 1981

COVID-19

Foto: Shkëputur nga libri ‘The Eyes of Darkness’

Në romanin e autorit thriller Dean Koontz, 1981, një grup kampistësh vdesin pa shpjegime. Përfundimisht, del se një armë bilogjike kineze mund të ketë qenë shkaktari.
“Një shkencëtar kinez me emrin Li Chen i vendosur në Shtetet e Bashkuara, mban një rekord disketash me bioarmën më të rrezikshme të dekadës nga Kinës”. Kështu e shpjegon një personazh në ‘The Eyes of Darknes’. “Ata e quajnë bioarmën ‘Wuhan-400’, sepse u zhvillua në laboratorët e RDNA-së jashtë qytetit të Wuhan-it.”

Përveç emrit ‘Wuhan’, që ndahet me qytetin në Kinë ku COVID-19 besohet të ketë origjinën, pandemia koronavirus nuk ka asgjë të përbashkët me bioarmën e Koontz. Vetëm teoritë e konspirative pretendojnë se COVID-19 është një armë biologjike. Me origjinë aktuale nga Tregu i kafshëve të egra në Wuhan.

‘Wuhan-400’ është gjithashtu krejtësisht ndryshe nga COVID-19 në simptomat dhe epidemiologjinë e saj. Ajo është më vdekjeprurëse sesa Ebola. Kjo sëmundje në libër përshkruhet se ha indet e trurit derisa i sëmuri nuk rregullon dot më frymëmarrjen dhe vdes.

A e parashikoi koronavirusin?

Jo, madje për nga simptomat nuk përngjan me Koronavirusin.  Por, komploti i saj i ngjan  teorive konspirative për COVID-19, ndaj dhe ka tërhequr vëmendje si libër.

Meqenëse plagët dhe përhapja e sëmundjeve infektive kanë terrorizuar dhe tërhequr imagjinatën e njerëzimit, është pothuajse befasuese se nuk ka histori që ngjasojnë me pandeminë e koronavirusit. COVID-19 po shkakton çorientim në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe institucioneve sociale, por nuk është kinematografik. Shumica e përshkrimeve të pandemive duken më shumë të frymëzuara nga sëmundje vdekjeprurëse si Ebola.

 Në fakt, më tepër sesa librat kanë qënë shkencëtarët dhe studiuesit ata që panë rrezikun e COVID-19. Rasti i Ted Talk të Bill Gates, i cili në 2015 bëri një parashikim shumë të ngjashëm me rastin e koronavirusit. Shikojeni videon këtu.