Covid-19 – A do të ndryshojnë takimet në internet?

nga Kaltrina

Takimet, darkat romantike, baret apo shëtitjet të cilat dikur ishin aktivitete normale, sot nuk janë fare opsion. Covid-19 ka bërë që ata të cilët janë në kërkim të dashurisë, të bëhen kreativ dhe të gjejnë rrugë të reja t’u njoftuar.

takimet ne distanceDistanca sociale nuk vlen në internet

Ajo që po ndodhë tani është me të vërtetë një fatkeqësi, e distanca sociale është padyshim një prej faktorëve kryesor parandalues. Mirëpo edhe në gjithë këtë fatkeqësi mund të gjendet diçka pozitive. Interneti po na mundëson të jemi afër njëri-tjetrit, të komunikojmë me më të dashurit tonë, madje edhe të njoftohemi me njerëz të rinjë.

Covid 19 - dua.com - stay home
Njoftohu tani në internet, takohuni pasi të mbarojë kriza

Ndikimi i distancës sociale ka shkaktuar ndikim të madh në shumë sfera të jetës. E një ndikim i fortë po ndihet në mënyrën se si njerëzit po njoftohen. Takimet në internet janë duke u bërë zgjedhja e një numri të madh të njerëzve në mbarë botën. Asnjëherë më parë nuk kemi pasur kaq shumë kohë në dispozicion, e kjo po bën që evolucioni i takimeve online të rritet me shpejtësi, si asnjëherë më parë.

dua.com appBisedo, lidhu, komuniko, kudo

Pamundësia për të dalë nga shtëpia dhe për t’u socializuar po ndryshon shprehitë e njerëzve. Bisedat online janë bërë më të gjata dhe takimet online më të “sigurta”. E themi kështu sepse tani kemi kohë të bisedojmë më gjatë. Në këtë mënyrë zbulojmë njëri-tjetrin më shumë, para se të vijë koha për takim në jetën reale.

dua.com ura lidhëse në mes të shqiptarëve nga e gjithë bota

dua.com app

Aplikacioni dua.com, i cili ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve në mbarë botën, sapo ka lançuar versionin e parë testues.

Kur është caktuar data e lançimit të këtij versioni, askush nga ekipi nuk ka pasur ide se bota do të përjetojë pandeminë koronavirus. Aq më pak se kufijtë do të jenë të mbyllur.

Deri tani interesimi i shqiptarëve për të shkarkuar aplikacionin ka qenë i jashtëzakonshëm. Kemi pranuar me mijëra kërkersa dhe komente në baza javore

Ekipi i zhvillimit do të bëjë vazhdimisht ndryshime të reja dhe presim të nga shkruani dhe të na tregoni përshtypjet tuaja rreth aplikacionit.

Prandaj rrini në shtëpi, bëni aktivitete të ndryshme, shkarkoni dua.com dhe na ndihmoni të bashkojmë shqiptarët kudo në botë.

Së bashku mund t’ia dalim.