Dashuria Verore – A ekziston vërtet apo është thjesht një mit?

nga Flogerta Driza

Diçka tjetër tepër interesante e sezonit të nxehtë është edhe “dashuria verore”. Si një sezon i nxehtë, vera ka shumë argëtim, pushime, zgarë me mish rreth pishinës dhe në plazh, akullore, parti e shumë të tjera. 

Një numër faktorësh, siç duket, nxisin takime romantike gjatë verës. Shoqërueshmëria e shtuar që moti i këndshëm sjell në krahasim me periudhën e dimrit, bën që edhe të ketë më shumë shkëndija mes njerëzve.

Megjithëse, futen në lojë edhe shumë rrethana të tjera. Këtu mund të përfshijmë edhe veshjet e plazhit si katalizator të cilat shkaktojnë tërheqje seksuale. Psikologjikisht, duke qenë një arratisje e përkohshme nga rutinat për disa, sidomos studentët e rinj, kjo i shtyn të ndjekin interesa dashurie në këtë periudhë.

summer love

Tërheqja seksuale e shtuar, koha e lirë por edhe dëshira për tu socializuar janë faktorë të padiskutueshëm që nxisin efektin e “dashurisë verore.”

Dashuria verore

Për të vënë gishtin në kulturën e cdo vendi është pak e vështirë. Megjithatë, shkenca është përpjekur të tregojë me fakte se mesa duke “dashuria verore” nuk është thjesht mit.
Sipas Wikipedias, ka të paktën shtatë këngë me titullin “Dashuria verore” që nisin që nga viti 1957 e deri sot me grupin e djemve One Direction në vitin 2007 dhe 2012, përkatësisht. Tre filma nga viti 1958, 2001 dhe 2006 ndajnë gjithashtu të njëjtin titull.

Megjithëse, kjo as që i afrohet shembujve të panumërt të Pop Culture që nxjerrë në pah magjinë e verës. Me pak fjalë, kinematografia dhe jo vetëm, e rimishëron “dashurinë verore” në artin e saj.

Sezoni i pakënaqësisë apo i qefit?

dashuria “Të dhëna” të tjera, sugjerojnë që “dashuria verore” mund të mos jetë aq e përhapur sa pretendon Pop Culture. Megjithatë, kjo varet nga mënyra se si dikush e interpreton këtë informacionin.

Vitin e kaluar, për shembull, Facebook lancoi ​​statistikat për vitin 2010 dhe 2011 për kohën e vitit kur anëtarët e rrjetit social ndryshuan statusin e marrëdhënieve të tyre.
Për të tre grupmoshat e vlerësuara – nën 25, nga 25 në 44, dhe mbi 45 – muaji maj e deri në gusht treguan një rritje të madhe të ndarjeve, krahasuar me pjesën tjetër të vitit.

Një këndvështrim tjetër

Kur përdorim lindjet e fëmijëve si një element që përfaqëson dashurinë – ose, më saktë, seksin – vera futet tek një periudhë pak më pak dashurore sesa pjesa tjetër e vitit.
verdallisjaSipas shënimeve të përpiluara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, muajt e verës kanë çuar historikisht në numra të lartë lindjesh. Ky numër megjithatë është në rënie.

Vërdallisja

Pavarësisht nëse “dashuria verore” mund të nxirret nga grumbullimi i të dhënave kulturore apo sociale, disa detaje të sezonit sigurisht që tregojnë efektin e lidhjeve. Aktiviteti social është një arsyemë tepër pse njerëzit që kalojnë më shumë kohë jashtë shtëpisë kanë edhe më tepër lidhje dashurie. Por, edhe lloji i aktivitetit mund të ketë rëndësi gjithashtu. 

Sanderson u shpreh për LiveScience:

“Njerëzit mund të ushtrohen më shumë gjatë verës për shkak të motit të ngrohtë dhe kjo sjell rritje të ndjenjës seksuale.”

Siç u cek më parë, deti i truave të ekspozuar, temperaturat e verës dhe socializimi mund të nxisë më tepër flirte, ngacmime dhe lidhje dashurie.