Dedikime dashurie për njeriun e zemrës

nga Flogerta Driza

Dashuria nuk njeh as moshë, as stinë e as distancë, ndaj ne sot sjellim dedikime dashurie për gjithë ata të dashuruar që presin momentin e duhur për t’u shprehur.

Dedikimet e dashurisë janë një përkëdhelje për zemrën, dhe nuk ka rëndësi nëse jeni çift i ri apo i vjetër ato duhet të jenë pjesë e repertorit tuaj. Gjatë përvjetorëve, në ditën e shën valentinit apo qoftë edhe një dite të veçantë simbolike veç për ju të dy. 

Ja disa dedikime dashurie për njeriun e zemrës

dedikim dashurie
  • Nuk ka rëndësi se ku udhëtojmë. Qoftë për në Hënë apo në dyqanet qosheve të lagjës. Gjithcka që ka rëndësi është të udhëtoj përkrah teje.
  • Pse të dua? Sepse pa dashur të ndryshosh asgjë tek unë, ti erdhe dhe ndryshove gjithçka.
  • Gjithmonë ka pak çmenduri në dashuri, ashtu sikur ka gjithmonë pak arsye në çmenduri.
  • Meqenëse marrëdhënia jonë nuk ka të ardhme, unë vendosa ta ndal kohën.
  • Buzëqeshja jote më heq të gjitha hidhërimet e jetës.
  • Të jesh apo të mos jesh me ty është njësia matëse e kohës time.
  • Dashurojnë vetëm ëndërrimtarët, naivët dhe ata që ende besojnë në fuqinë e fjalëve.
  • Sot të dua më shumë se dje dhe më pak se nesër.
  • Historitë e dashurisë fshehin të gjitha sekretet e botës.
  • Dashuria nuk ka nevojë të jetë perfekte. Thjesht duhet të jetë e vërtetë.

Kur mund t’i dedikojmë këto fjalë të ëmbla?

Këto përkushtime mund t’i përdorni sa herë të doni që tani e tutje. Zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë dhe kushtojani ato personit që ju ngjall më shumë dashuri. Për t’i përdorur këto dedikime dashurie është e thjeshtë. Gjithçka ka të bëj me momentin dhe vendin e duhur. Mendoni me kujdes për mënyrën se si doni të befasoni njeriun e zemrës. Futini letra të vogla në xhep me njërën nga këto dedikime dashurie dhe prisni momentin kur të shijojë këto fjalë të bukura. Do t’ia vlejë i gjithë mundi apo përkushtimi juaj sepse reagimi i tyre mund t’ju befasojë e t’ju lumturoje.