Dhuna psiqike në çift – Si të veprojmë?

by Argjenda Selmani

Më shumë se 3 milion incidente të dhunës psiqike raportohen çdo vit, duke përfshirë burra dhe gra. Gati 20 persona në minutë preken nga dhuna psiqike apo fizikisht nga një partner intim në Shtetet e Bashkuara. 

Gjatë një viti, kjo barazohet me më shumë se 10 milion njerëz. Një e treta e grave dhe një e katërta e burrave do të kenë përjetuar një lloj dhune ndërpersonale, dhe për një të katërtën e grave dhe një të shtatën e burrave, është dhunë e rëndë.

Çfarë është dhuna psiqike?

Ekspertët thonë se dhuna psiqike nis nga abuzimi emocional që shkon nga mbajtja në kontroll, dhe përfshin manipulimin dhuna psiqike dhe abuzimin verbal. Numri i njerëzve të prekur është astronomik. Abuzimi emocional është tinëzar dhe ngadalë ju heq besimin dhe vetëvlerësimin. Efektet janë afatgjata dhe mund të duhen edhe më shumë për tu rikuperuar sesa dhuna e hapur.

Fakte për abuzuesin 

Viktimat shpesh minimizojnë dhunën psiqike. Dhuna nuk përfshin  vetëm hedhjen e gjërave, tërheqjen e flokëve dhe seksin e detyruar. Këtu janë disa fakte që duhet të dini për abuzimin dhe abuzuesit. Zakonisht, abuzimi bëhet pas dyerve të mbyllura. Abuzuesit i mohojnë veprimet e tyre dhe fajësojnë viktimën. Dhuna paraprihet nga abuzimi verbal. Abuzuesi është posesiv dhe mund të përpiqet ta izolojë partnerin e tyre nga miqtë dhe familja.Një armë në shtëpi rrit rrezikun e vrasjes me 500 përqind. Dy të tretat e autorëve të dhunës në familje kanë qenë duke pirë alkool.

Hapat që mund të ndërmerrni

Kur dyshoni se jeni në një marrëdhënie abuzive ka rëndësi esenciale të ndërtoni burime të jashtme dhe të flisni me ta për atë që po ndodh në marrëdhënien tuaj. Një profesionist është personi më i mirë, sepse ju mund të ndërtoni vetëvlerësimin tuaj dhe të mësoni se si të ndihmoni veten pa u ndier i gjykuar ose i nxituar për të ndërmarrë ndonjë veprim.

dhuna psiqikeNëse nuk keni mundësi të përballoni një terapi individuale private, gjeni një klinikë me tarifa të ulëta në qytetin tuaj. Mësoni gjithçka që mundeni nga librat dhe burimet në internet. Bashkohuni në forume në internet dhe gjeni një grup mbështetës në një strehimore lokale të grave të dhunuara. Bëni këtë edhe nëse do të thotë të mbash sekret. Ju keni të drejtë për privatësinë tuaj.

Kur është koha të alarmoheni dhe të largoheni nga lidhja?

Fatkeqsisht nuk ka një përgjigje fikse për këtë pytje. E rëndësishme është të mos i injoroni shenjat e para të dhunës psiqike. Këtu mund të përfshihen ofendimet, kontrollimet, injorimet, fyerjet, edhe ato si me shaka, etj. Duhet t’ja bëni me dije partnerit se ju nuk mund të toleroni një sjellje të tillë. Në momentin që e vëreni që kjo sjellje po përsëritet duhet ta paralajmëroni parnertin tuaj se do të largoheni nga kjo lidhje. Dhe nëse dhuna psiqike përsëritet ju duhet ta bëni këtë më të vërtëtë. Të largoheni nga ajo lidhje abuzuese dhe mos ta toleroni dhunën.