Dhuratat e përkryera për partneren tuaj ditën e Shën Valentinit

nga Flogerta Driza

Thoni ç’të doni për Shën Valentinin, por kush nuk dëshiron të trajohet sa më mirë atë ditë. Qofshin dhuratat bizhuteri, bimë shtëpiake oseparfum, këto ide janë më mirë se një tufë lulesh. Mirëpo, ka një kategori që jo gjithmonë meshkujt e mendojnë, dhe ai është kujdesi për trupin dhe mendjen. 
Kjo është arsyeja pse kemi bashkuar një udhëzues me 3 dhuratat e përsosura për femrën në jetën tuaj.

Maska dhe kremra për fytyrën

dhuratat e kremravePara se të blini të duhurën, përgatituni disa muaj më parë duke u interesuar për rutinën që ajo ka ndaj kujdesit të fytyrës.
Pyete pa u diktuar e pa rënë në sy se çfarë përdor, madje përfshihu edhe ti në rutinën e saj për disa kohë.
Vëre se çfarë i nevojitet dhe pyete me kujdes cfarë shqetësimesh ka për pamjen e saj.
Nëse plani ju ecën si duhet, ajo do ngelet pa mend nëse i dhuroni një set me kremra hidratues dhe rigjenerues. 😍
A nuk mendoni se është një ide fantastike? Atëhere, vazhdoni të lexoni të tjerat.

Kupon për një seancë masazhi dhe trajtimi

seanca masazhiKush nuk e adhuron masazhin, sidomos kur të vjen dhuratë. Nëse e keni parë se ajo kthehet e lodhur nga puna, dhe shpesh ankohet se nuk e trajton mirë veten, atëhere është në dorën tuaj t’ia plotësoni këtë dëshirë.

Prenotoni një seancë masazhi që përfshin sauna, trajtim trupi dhe fytyre, dhomë relaksi, pije dhe krehje.
Ju sigurojmë që atë ditë ajo do ndjehet si femra më e llastuar në botë. Nëse dëshironi, ka plot kupona me ulje që bëjnë shërbime të ngjashme për Shën Valentin. Madje mund të shkoni si çift dhe me këtë rast përfitoni edhe ju. 😁

Set make-upi

set make upiBesoj se tashmë e dini se industria e make-upit është bërë një industri qindra milion dollarëshe. Nëse e keni parë komedinën e saj, atëhere e dini me patjetër se setet e saj të make-upit ajo i koleksionon sikur ju skuadrat e futbollit.

Që të mos dështoni këtu, sepse noshta nuk e dini se çfarë ti blini, atëhere thjesht bëjini një kupon me një shumë të caktuar për në Sefora.

Mos harroni make-upi kushton më shumë nga ç’mund ta prisni kështu që përgatituni mirë. Dhurojani kuponin dhe thuaji se ajo me këtë kupon mund të blejë çfarë të dëshirojë. Madje për të vënë qershin mbi tortë, shoqërojeni në blerje, për të njohur një tjetër anë të botës së saj. Ju sigurojmë që nuk keni për ta parë kurrë më të entuziazmuar se aq. 🥰

Këto ishin tre ide që donim t’ju jepnim nisur nga perspektiva e një femre. Mos harroni, këto janë thjesht ide, personalizimi i tyre ju takon juve. Ndaj, jini më i vëmendshëm ndaj partneres tuaj. 

Shkruar nga: Flogerta Driza