Diaspora dhe shqiptarët zgjedhin të pushojnë shqip këtë verë

nga Flogerta Driza

Pse shumë shqiptar nga Diaspora kanë zgjedhur të pushtojnë bregdetin dhe malet shqiptare? Edhe pse jemi ende më tepër se kurrë nën efektin e pandemisë globale, kjo s’i ka ndalur njerëzit të vazhdojnë jetën e tyre normalisht. Dhe me këtë e kemi fjalën për pushimet verore.

Duke patur parasysh se shumë kufij të vendeve të tjera turistike nëpër botë vazhdojnë ende të mbyllura, shumë shqiptar nga Diaspora kanë zgjedhur të pushtojnë bregdetin dhe malet shqiptare.

Çmimet ndoshta janë pak më të larta se vitin e kaluar, kjo për shkak të efektit të pandemisë. Megjithatë, çmimet në disa fusha të tjera kanë rënë ndjeshëm, sidomos kur flasim për produktet e konsumit. Dhërmi, Jalë, Shëngjin, Durrës por jo vetëm, edhe turizmi nëpër male, lumenj dhe ujëvara shqiptare janë sërish plot të prenotuara. Të paktën kështu janë shprehur disa nga agjensitë turistike që kemi folur. 

Kampingu malor preferohet tashmë më tepër se bregdeti

diaspora

Foto: @champlifezy via Twenty20

Kampingu, çiklizmi dhe udhëtimet në shkretëtirë, eksplorimi i parqeve kombëtare (duke shmangur mbipopullimin dhe pjesëmarrjen në turma) shihen si zgjedhje më të sigurta, për momentin. Dhe realisht kompani turistike te ndryshme që kemi pyetur na thonë të njëjtën gjë. Mendohej se pas koronës turizmi do goditej më tepër se çdo sektor tjetër, por mesa duket nuk ka ndodhur kështu.

Xheni nga një kompani turistike (për arsye se artikulli nuk është i sponsorizuar nuk mund të përfshijmë emra) na tregoi pak më hollësisht se çfarë po ndodh.

Ajo na shprehu se turizmi malor, apo drejt lumenjve si Lumi i Shalës, apo ujëvara dhe kampingje janë ndër më të preferuarat për shqiptarët që vijnë nga diaspora. Deti ngelet sigurisht ende më i preferuari, kryesisht plazhet e jugut, por kjo më tepër për shqiptarët.

Dëshira për të pushuar në Shqipëri më shumë se kurrë

fshat turistik

Foto: @allasimacheva via Twenty20

Në fakt, pavarësisht vështirësive nga pandemia, mesa duket dëshira për të bërë turizëm e për të pushuar shqip nuk ka qënë e vogël. Lokalet, baret, hotelet, restorantet, aktivitetet e ndryshme kanë respektuar dhe vazhdojnë të respektojnë distancën sociale.

Në çdo hyrje të hoteleve, bareve apo restoranteve ka desifektues si dhe tabela udhëzuese për highenën personale. Çdo pjesëtar i stafit të shërbimit punon me dorashka dhe me maska. Si dhe për sa i përket ambienteve të bredshme, nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 4 personave. 

Pavarësisht të gjitha masave duket se shqiptarët nuk qëndrojnë dot larg nga njëri-tjetri pa patur kontakt fizik të vazhdueshëm. Përqafimet, shtrëngimet e duarëve dhe shpesh edhe shakatë që shoqërohen tregojnë një përjetim kryesisht pozitiv të situatës së tanishme. Diaspora as këtë vit nuk ka zhgënjyer duke zbarkuar në vendin e tyre e duke zgjedhur të pushojnë shqip më shumë se kurrë më parë.

dua Marketplace banner