Disa thënie për jetën që do t’ju ndryshojnë përgjithmonë

nga Flogerta Driza

Pse i duam kaq shumë këto thënie për jetën? Mendojmë se e kemi përgjigjen. Thënie për jetën janë citate që depërtojnë përtej zhurmës që na rrethon. Këto citate shpesh zbulojnë thelbin e jetës që njohim, por që priremi t’i harrojmë.

Mençuria e këtyre thënieve është jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos kur zbatohet. Lexoni disa thënie për jetën që do t’ju ndryshojnë përgjithmonë:

Kurthi i Kotësive

“Të gjithë do të vdesim, të gjithë, sa qesharake! Vetëm kjo duhet të mjaftojë për të na bërë të duam njëri-tjetrin më shumë, por jo. Jemi të terrorizuar dhe tmpirë nga kotësitë, konsumohemi nga asgjëja.”– Charles Bukowski

Nuk janë sfidat e mëdha ato që ju pengojnë. Pakënaqësitë dhe kotësitë e përditshme janë ato që nxjerrin jetën tonë jashtë shinave. Politikat e zyrës në punë, rruga nga puna në shtëpi, gabimet, lajmet e pakuptimta, thashethemet, nxitjet e zilisë, rrjetet sociale, kështu që shkoni. Mendoni pak sa kohë keni shpenzuar në aktivitete domethënëse, krahasuar me sasinë e kohës që keni shpenzuar duke lejuar që kotësitë e jetës t’ju gëlltisin tërësisht.

Jeta nuk është tragjike, por bëhet e tillë kur kuptoni se po e shpenzoni kot atë.

Shndërroni këtë ekuacion

“Jeni të vdekshëm në gjithçka që frikësoheni dhe të pavdekshën në gjithçka që dëshironi.” – Seneca

Mendoni se keni kohë. Jo! Keni frikë nga vdekja, megjithatë veproni sikur do të jetoni përgjithmonë. Njerëzit janë të çuditshëm. Priremi të kthejmë të vërtetën në dobi të egos tonë.
Në rastin tuaj, pse të mos e shndërroni këtës shprehje të Senecas? Pse të mos jetoni sikur do të vdisni nesër? Sepse keni frikë. Duhet të keni frikë nga vdekja sepse nuk e kontrolloni dot se kur do t’ju ndodhë. Ama, mund të kontrolloni se si e përdorni kohën tuaj tani.

Kurrë mos e lejoni që kjo t’ju ndodhë 

“Mbani mend. Bota dëshiron t’ju caktojë një rol. Dhe pasi ta pranoni atë rol, morët fund.” – Robert Greene

A keni pranuar rolin që shoqëria ju ka dhënë? Jeni i lirë?  Dini se si të mendoni për veten dhe të merrni vendimet tuaja? Askush tjetër përeth jush nuk është i tillë. Jemi të sigurt se disa njerëz janë të lumtur që jetojnë në kuti të vogla. Megjithatë, shumica nuk janë. Duan të dalin nga këto kuti, por nuk e dinë se si.
Nëse jeni ndër ta, zgjidhja e vetme është të mos bini pre e rolit që shoqëria ju cakton, por luftoni për identitet.

Receta e suksesit për vitin 2020 dhe kurdoherë

“Të ndjekësh kuriozitetin tuaj intelektual është më mirë sesa të ndjekësh paratë. Interneti ka zgjeruar masivisht hapësirën e karrierave të mundshme. Shumica e njerëzve ende nuk e kanë kuptuar këtë gjë.” – Naval Ravikant

Kjo lidhet me thëniet e mësipërme për shoqërinë, e cila do përpiqet t’ju mësojë të jeni të pafuqishëm, ose më sakt të vareni prej saj. Është vërtet e vështirë të keni një justifikim për dështimin e karrierës suaj në vitin 2020. Pse?
Po ja, mund të publikoni një libër në Amazon ose të merrni mësime falas nga Yale ose Harvard. Mund të filloni një kanal në Youtube dhe të

bëheni një milioner para se të arrini pubertetin. Me pak fjalë, mundësitë janë të pafundme, thjesht duhet të përkushtoheni.Interneti ju lutet dëshpërimisht të përmirësoheni, por ju nuk e bëni këtë. Pse? Sepse keni ngecur në një burg mendor të ndërtuar mbi modelin mendor industrial dhe korporativist.
Ka ardhur momenti të merrni në dorë frenat e jetës suaj.

Mos u çmendni

“Çmenduria është e rrallë tek individët, por në grupe, shtete dhe shoqëri, është normë.” – Friedrich Neitzche

Qeniet njerëzore kanë mbijetuar fale grupimit fisnor. Kompanitë e rrjeteve sociale, lajmet dhe gjeneralët e mencur e dinë këtë dhe e përdorin atë për të shkaktuar mendime steriotipike grupore. Na lejoni t’ju pyesim, pse ju intereson kaq shumë “ekipi juaj”? Çfarë bën ekipi saktësisht për ju? 

Ky mendim lidhet me këtë citimin e Mark Twain: “Sa herë që gjeni veten në anën e shumicës, është koha të bëni pauzë dhe të reflektoni.” Të mendosh për veten tënde është e vështirë dhe e pakëndshme sepse i nënshtrohesh tjetërsimit. Por cila do të ishte zgjedhja më e mirë? Vetëm dhe i lirë, apo bashkë me anëtarët e tjerë të kultit tuaj ideologjik të çmendur?
Zgjedhja është e juaja.

Merrni në dorë jetën tuaj

“Nëse gjykoni një peshk nga aftësinë e tij për t’u ngjitur një pemë, peshku do të mendojë se është budalla.” – Albert Einstein

Nuk ju njohim, por mendojmë vërtet se jeni i aftë të bëni diçka të mrekullueshme me jetën tuaj. Se cfarë është kjo ne nuk e dim, por jemi të bindur se keni potencial kushdo qofshi. Keni një aftësi, një talent, dhe mbi të gjitha një vend për ju në këtë univers. Gjetja e këtij vendi  duhet të jetë misioni i jetës suaj. Atëhere po, mund të thoni se jeta juaj është me të vërtetë e suksesshme.

dua Marketplace banner