Disa gjëra që duhet t’i dini për lidhjet pas moshës 30 vjeçare

nga Flogerta Driza

Lidhjet që krijohen pas moshës 30 vjeçare dallojnë nga ato që krijohen në të 20-at. Kur jemi më të ri na duket se e kemi kohën e botës për secilin vendim. I marrim gjërat më shtruar. Ndërsa kur fillojmë një lidhje serioze pas të 30-ave, gjërat ndryshojnë.

Për këtë arsye është e rëndësishme të keni parasysh disa gjëra kur jeni në një lidhje dashurie pas moshës 30 vjeçare.  Më poshtë lexoni tri këshilla nëse ndodheni në një situatë të tillë. Jemi të bindur se do të ju ndihmojnë!

Mos dyshoni për statusin tuaj të lidhjes

Jeni në një lidhje për rreth tre muaj dhe gjërat po shkojnë shumë mirë. Jeni e lumtur, ai gjithashtu. Ndoshta  tashmë keni informuar edhe prindërit tuaj dhe rrethet shoqërore.  Ju mendoni se kjo mund të bëhet një lidhje serioze. Në këtë pikë është ide e mirë të siguroheni se çfarë po ndien ai.  Nuk duhet të merreni aspak me gjërat që të tjerat mund të ju thonë.  Ju duhet të siguroheni se jeni duke dashur të njëjtat gjëra.  Prandaj mos u merrni me dyshime dhe interpretime. Mirëpo përpiquni të jeni sa më e drejtpërdrejt me të dashurin tuaj. Jeni e sinqertë dhe kërkoni të njëjtën gjë në këmbim.

Hapësira është një gjë e bukur

Nuk ka asgjë më të bukur sesa një femër e cila është e sigurt në vetëvete. Meshkujt kanë respekt për femrat të cilat janë të pavarura. Prandaj edhe kur lidhja juaj të kalojë në një dimension shumë serioz ju duhet të ruani hapësirën tuaj. Ashtu edhe partneri të vetën. Kujdesni të mos i zini frymën njëri-tjetrin. Përpiquni të ruani privatësinë dhe preferencat e juaja. Ka shumë rëndësi që secili prej jush të ketë hapësirën e vet për zhvillim profesional e personal.

Një mashkull nuk do të ju plotësojë

Pa marrë parasysh çfarë thonë filmat, një mashkull nuk mund të ju plotësojë. As të ju bëjë të lumtur si me magji! Edhe lidhjet serioze kanë diskutime e pakënaqësi.  Ndoshta do të keni edhe keqkuptime me familjen e ti. Mirëpo më e rëndësishme se lumturia e vërtetë mund të vijë nga vetë – mjaftueshmëria. Nëse ju nuk e doni vetëvetën, ju nuk do të mund të dashuroni personin tjetër. Mos kërkoni nga një mashkull ndonjë gjë që mund të ju plotësojë juve. Njihuni me vetëvetën dhe lëre atë të jetë themeli për çdo lidhje romantike e cila do të vij tek ju.