Ja disa hile për të interpretuar gjuhën e trupit

nga Flogerta Driza

Për të interpretuar gjuhën e trupit të njerëzve duhet shumë punë, madje është një biznes i ndërlikuar. Nëse dikush kyqëzon krahët, për shembull, mund të mendoni se po sinjalizon mbylljen e një bisede, ndërkohë që thjesht mund të ketë ftohtë.

Sidoqoftë, kur përpiqesh të kuptosh se çfarë po mendon vërtet një person, mirë është të dish se cilat gjeste dhe shprehje të fytyrës duhen identifikuar. Ndonjëherë, gjuhën e trupit të një personi nuk e përputhim në mënyrë të përsosur me fjalët e tij. Më poshtë kemi listuar disa këshilla, rezultate të studimeve shkencore, mbi kuptimet në lidhje me gjuhën e trupit.

1. Tkurrja e shpatullave (kur ngre shpatullat) është një sinjal universal i atyre që nuk dinë se çfarë po ndodh

nuk po kupton

Foto: Freepik

Sipas Barbara dhe Allan Pease, autorët e “Perché mentiamo con gli occhi e ci vergogniamo con i piedi? Il linguaggio del corpo: il libro definitivo sulla comunicazione non verbale”, të gjithë ngrejnë supet. “Ky është shembull perfekt i një gjesti universal që përdoret për të treguar se një person nuk e di apo nuk e kupton atë që po thuhet”, shkruajnë ata.

2. Kur pëllëmbët e duarve janë të hapura tregojnë ndershmëri

Kur dikush premton të tregojë të vërtetën në sallën e gjyqit, vendos dorën e tij mbi një tekst fetar dhe ngre dorën tjetër në ajër, duke i treguar pëllëmbën kujtdo që po bën betimin. Kjo për shkak se – shkruan Pease – një pëllëmbë e hapur shoqërohet me “të vërtetën, ndershmërinë, besnikërinë dhe nënshtrimin”. Kjo gjë ka qenë gjithmonë pjesë e historisë së Perëndimit.

3. Mungesa e rrudhave përreth syve sugjeron një buzëqeshje potencialisht të rreme

gjuhen e trupit

Foto: Freepik

Ende nuk është e qartë nëse dikush po gënjen kur bën atë buzëqeshje që shkencëtarët e quajnë “Duchenne” (nga emri i mjekut që e përshkroi për herë të parë). Deri në njëfarë momenti, studiuesit besuan se ishte pothuajse e pamundur të falesh një buzëqeshje të vërtetë me komandë. Buzëqeshja, thanë ata, gjykohet nga koka deri këmbët e sidomos tek sytë.
Kur qeshni nga gëzimi, sytë tuaj rrudhen dhe e kundërta ndodh kur shtireni. Nëse dikush po përpiqet të duket i lumtur, por në të vërtetë nuk është, nuk keni për të parë rrudha në sytë e tyre.

5. Vetullat e ngritura tregojnë shpesh shenjë sikleti

Në të njëjtën mënyrë që një buzëqeshje shkakton rrudhat rreth syve, sipas profesorit të Universitetit të Massachussets, Susan Krauss Whitbourne, shqetësimi, surpriza ose frika mund t’i shtyjë njerëzit të ngrenë vetullat. Pra, nëse dikush ju komplimenton për prerjen tuaj të flokëve ose se si jeni veshur me vetulla të ngritura, mund të jetë duke ju gënjyer.

6. Gishti tregues i drejtuar ndaj jush është një përpjekje për të treguar dominancën e tij/saj

gishti tregues

Foto: Freepik

Nëse dikush mbyll dorën grusht dhe ju drejton gishtin tregues, po përpiqet të jetë mbizotërues, megjithatë jo gjithmonë funksionon. “Në nëndërgjegjie evokon ndjenja negative tek të tjerët sepse paraqet drejtpërdrejtë shkeljen e një të drejte. Një veprim i lashtë që shumë primatë përdornin për të treguar sulm fizik”.

7. Nëse të tjerët pasqyrojnë gjuhën tuaj të trupit, ka të ngjarë që biseda po shkon mirë

Kur dy persona po arrijnë një marrëveshje, pozicionet dhe lëvizjet e tyre reflektohen. Kur miku juaj më i mirë kryqëzon këmbët, edhe ju veproni po ashtu. Nëse keni dalë me dikë dhe takimi po shkon mirë, të dy do të bëni të njëjtat lëvizje të duarve. Ndodh kështu sepse ne reflektojmë kur arrijmë një lidhje emocionale me dikë, thotë ekspertja e psikologjisë Barbara Fredrickson.

8. Nëse ju shohin ngultasi në sy për një kohë të gjatë, mund të jenë duke ju gënjyer

gjuhen e trupit

Foto: Freepik

Në një përpjekje për t’iu shmangur mashtrimit, disa gënjeshtarë do ju shikojnë në sy qëllimisht për një kohë shumë të gjatë, sipas analistit të sjelljes dhe ekspertit të gjuhës trupore Lillian Glass. Mund të qëndrojnë pa lëvizur dhe pa rrahur qepallat.

9. Kontakti sy me sy tregon interes – pozitiv dhe negativ

Kur shikoni dikë në sy, kjo gjeneron një gjendje ekzaltuese në trup.“Se si interpretohet ky ekzaltim, varet nga palët e përfshira dhe rrethanat,” shkruan Ronald E. Riggio, psikolog në Kolegjin Claremont McKenna. “Kur një i huaj që duket i madh ose kërcënues ju sheh drejtpërdrejtë në sy mund të shihet si një kërcënim … Por kur një partner i mundshëm ju sheh në sy, shkakton ekzaltim që mund të interpretohet pozitivisht”.

dua Marketplace banner