Disa rregulla për takimin e parë që të mos e humbisni toruan

nga Flogerta Driza

Qasja më e mirë është të thuash ç’kemi, të bësh një shaka ose një kompliment dhe të caktoni vendin për takimin e parë. Kaq është e gjitha. Nëse ajo/ai nuk pranon nuk do të thotë se nuk di të bisedosh, thjesht nuk është e interesuar!

Ajo që shpesh nuk ju tregojnë është se ndryshon takimi në jetën reale me një takim nga aplikacioni. Sa më shumë të kaloni kohë duke biseduar nëpërmjet aplikacioneve aq më pak të ngjarë ka që ta takoni. Biseda në internet ju tregon shumë pak për një person. Pa dashje krijohet ndjesia e identitetit të rrem.

coffeeMos dilni për të ngrënë në takimin e parë

Nuk ka rëndësi sa ide e bukur duket, nëse shkoni për të ngrën në takimin e parë thjesht keni humbur kohë. Takimi i parë nuk është për tu përqëndruar tek ushqimi por tek njohja midis jush. Në vend të kësaj, shkoni për një shëtitje, dilni për një kafe, shihni një ekspozitë e shumë ide të tjera. Bast i sigurt është gjithmonë një shëtitje.  Ushqimin ja u rekomandojmë nëse dilni në një takim të dytë apo të tretë por definitivisht jo në të parin!

Nëse ai përmend seksin në fillim, dijeni se kjo është gjithçka që po kërkon

Nuk na intereson shumë se çfarë justifikimi ju ka dhënë. Kjo gjë nuk duhet përmendur në takimet e para, për sa kohë ju ende nuk e dini në ç’pikë jeni me marëdhënien tuaj. Ndaj, ju këshillojmë të prisni dhe të jeni të kujdesshëm, vendosni prioritetet tuaja.

Jini versioni më i mirë i vetes por mos prisni që edhe ai të jetë i tillë

E kuptojmë se ndjeheni e zhgënjyer. Megjithatë, ti bëje më të mirën tënde. Është mëse e sigurtë se do t’ju rastisin njerëz të mërzitshëm. Në këtë rast është në dorën tuaj se çfarë të bëni me takimin e parë. Në shumicën e rasteve mjafton ta mbyllni me aq. 

Boy with flowersMos jepni shumë shpjegime dhe largohuni nëse dëshironi

Nuk ia vlen! Asnjëherë nuk do tju kuptojnë. Nëse i thoni pas takimit të parë se nuk doni ta takoni më, mos e zgjasni shumë.
Nuk i detyroheni askujt një shpjegim. Mund t’i thoni vetëm që nuk ju pëlqen, por mos i shpjegoni me hollësi çfarë ekzaktësisht. Mos humbni kohë kot.
Nuk keni nevojë të stresoheni sepse një takim që nuk shkon mirë nuk është fundi i botës.

Jepuni përparësi njerëzve që janë të ngrohtë, pozitivë dhe të sinqertë

Të gjithë bëjmë kompromise kur zgjedhim se me kë do takohemi. Të tjerët bëjnë të njëjtin llogari dhe është mëse normale. Ne do t’ju këshillonim që të synoni për dikë që ju bën të ndiheni e qetë, e dashur dhe ngrohtë. 

Prisni një javë para takimit të dytë

Nëse merrni kohën tuaj për t’iu përgjigjur dikujt, nuk do të thotë se po bëni të vështirën. Ka të bëj më shumë me kohën që ju nevojitet për të vendosur për një marrëdhënie cilësore. Nuk keni pse nxitoni. Merrni kohë që ju duhet për të gjykuar me qetësi a ia vlen personi që sapo keni takuar.
Mos lejoni emocionet t’ju marrin para. Është shumë e vështirë të njohësh një njeri sa duhet.
Nëse mendoni se këto këshilla do e largojnë dikë më shumë se do ta afrojë, mos u shqetësoni. Ai që është i duhuri do qëndrojë deri në fund.Disa kufij janë të domosdoshëm, qofshin këto edhe për një partner që keni vite që e njihni.