Njerëzit e suksesshëm – Disa të vërteta në lidhje me ta!

nga Flogerta Driza

Njerëzit e suksesshëm – Disa të vërteta në lidhje me ta! Ajo se çfarë zgjidhni të bëni me jetën tuaj ngelet gjithmonë në dorën tuaj. Mirëpo, është e rëndësishme që të kuptoni disa të vërteta në lidhje me njerëzit e suksesshëm.

“Për një njeri të varfër, i pasuri ka lindur me fat. Për një njeri të pasur, i varfëri është dembel”.

Ata që nisin një biznes sakrifikojnë shumë nga vetja e tyre, sepse jo gjithçka është fushë me lule. Me pak fjalë duam t’ju tregojmë të paktën 4 të vërteta që duhet t’i dini në lidhje me njerëzit që e suksesshëm. E vërteta është gjithmonë e hidhur, edhe kur flasim për ata që janë të suksesshëm në karrierë.

1. Për njerëzit e suksesshëm nuk ekziston ekuilibri jetë – punë

Njerëzit e suksesshëm
Foto: Freepik

Ka vetëm një zgjedhje puna ose jeta. Të gjitha zgjedhjet e tjera tuajat kanë pasoja. Ditëlindjet, përvjetorët e festave etj, janë për njerëzit e varfër. E hidhur por e vërtetë! Ata që nuk pranojnë ta besojnë këtë, janë të mbushur me justifikime.

Fillon që në rini kur thoni gjëra të tilla si: “Po, do ta bëj këtë gjë apo atë gjë … sikur të kisha më tepër para, por kam mësimet e pianos…por kam ditëlindjen..po sikur të marr diplomën, etj.” Pastaj ky ves vazhdon edhe kur bëheni familjarë.

Arsyetimet tuaja fillojnë të tingëllojnë kështu: “Duhet ta mbaroj këtë, por më duhet të çoj djalin tek dentisti.” “Vetëm pasi të konsultohem me familjen time do marr një vendim.” Pra, justifikimi më i madh nga të gjithë: “Dua të kem një jetë përveç punës”.

2. Shqiponjat fluturojnë vetëm

qetesi
Foto: Freepik

A dëshiron të kesh një jetë tënden? Shikoni biznesmenët me performancën më të lartë në botë. Po flas për Bransons, Zuckerbergs, Gates dhe Trump. Ata nuk shkojnë në Kupën e Botës. Nuk kanë shkuar as në të gjitha lojërat e futbollit në kolegj.

Nëse do të shkonin në çdo festë dhe çdo lojë, të jeni të sigurt që do ishin shoqëruar me njerëzit e gabuar. Kur vjen fjalë tek sipërmarrja, vetmia është një temë për të cilën askush nuk dëshiron të flasë. E vërteta është se kur je në krye do ndihesh gjithnjë e më shumë vetëm.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që duhet të dëshpëroheni. Ata që e duan me të vërtetë atë që bëjnë, ecin përpara në jetë edhe vetëm. Me fjalë të tjera: “Më trego me kë rri dhe do të them se cili do të bëhesh.” Ti je rezultati i njerëzve me të cilët kalon pjesën më të madhe të kohës.

3. Jeta është shumë e vështirë

veshtiresi
Foto: Freepik

Çdo person që ju thotë të kundërtën nuk ka qenë kurrë i suksesshëm! Pavarësisht nëse jeni një person me performancë të lartë ose një i pavlerë, jeta është e vështirë për të gjithë. Ajo që i ndan njerëzit e suksesshëm nga të tjerët është vetëm një gjë:
“Mënyra si reagoni ndaj ndodhive tuaja në jetë.”

E vërteta është se të gjithë kemi problemet tona. Sidoqoftë, bizesmenët e suksesshëm i pranojnë problemet e tyre dhe mësojnë si të merren me to. Pastaj dinë vetëm një rrugë, të ecin para.

4. Ka vetëm një mënyrë për tu rritur si një individ

Dilni nga zona juaj e rehatisë. Mos bëni si breshka që në rrezikun e parë mbyllet në guackën e saj. Theodore Roosevelt dikur shkroi një libër se si të bëhesh i patrembur dhe i guximshëm.

Njerëzit e suksesshëm
Foto: Freepik

Në atë libër Theodore sugjeron të shkruani një listë. Në këtë listë përfshini gjërat që ju tmerrojnë dhe në fund të ditës përballuni me to!
Bëni gjëra që shkojnë përtej pritshmërive tuaja. Vendosni qëllime në jetë të cilat nuk mund t’i arrini as për 100 vjet.

Dhjetëfishoni ëndrrat dhe qëllimet tuaja, që t’ju frikësojnë me të vërtetë. Duhet të rritesh vazhdimisht e të bëhesh gjithnjë e më ambicioz. Për shembull, njësoj sikur Kurrizoja i Notre Damit të ftojë në një takim romatik Marilyn Monroe. Sigurisht, kjo kërkon guxim të madh për t’u bërë, por mund t’ia dilni.

Filloni të shikoni mundësi atje ku gjithë të tjerët shohin kufizime.

dua Marketplace banner