Disa thënie dashurie për dasmën tuaj

nga Flogerta Driza

“Thënie dashurie”, ndonjëherë këto lindin gjatë situatave romantike. Ndodh që janë pikërisht këto dedikime ato që ju bëjnë të dashuroheni me dike. Nuk thuhet kot se femrat dashurohen me fjalët, ndaj zgjidhini me kujdes ato. Ajo që ndodh është se pasi dashuria arrin kulmin e saj, më në fund vendosni të martoheni. Ama, të dini se çfarë duhet të thoni në dasmën tuaj është më e vështirë nga ç’duket.

Nëse nuk e dini nga t’ia nisni, mendoni për këngët, filmat, poezitë dhe librat tuaja të preferuar. Nëse nuk doni të shpenzoni orë të tëra duke kërkuar thënie dashurie online, atëherë lexoni më poshtë.  Kemi zgjedhur disa nga thëniet tona të preferuara, për të cilat jemi të sigurt se edhe juve do t’ju pëlqejnë shumë.

Thënie të shkurtra dhe kuptimplota

“Lumturia ime je ti.”

thënie
“Ti je aventura ime më e madhe.”

thënie dashurie
“Ti je dielli, hëna dhe gjithë yjet e mij.”

dedikim
“Fale teje unë di se çfarë është dashuria.”

thënie dashurie
“Jam me fat që jam dashuruar me shokun tim të ngushtë.”

love with your best friend
“Çdo ditë bie në dashuri me ty.”

thënie
“Kam gjetur atë që dashuron shpirti im.”

dashuri shpirti
“Nuk je ti ai që gjen dashurinë, por është dashuria ajo që të gjen ty. Ka të bëj me fatin dhe me atë çfarë shkruhet tek yjet.”

dedikim
“Të duash dikë do të thotë të shohësh magjinë e një personi dhe t’ia rikujtosh sa herë që ai/ajo e harron.”

dashuri e paharruar
“Kam parë të mirat dhe të këqijat e tua dhe i kam zgjedhur të dyja.”

dedikim
 “Kur lumturia e dikujt është lumturia jote, atëhere është dashuri e vërtetë.”

lana del rei
“Unë të dua për atë qe je, për atë që ke qenë dhe për atë që do të jesh.”

thënie
“A nuk është e mrekullueshme se si një person që dikur ka qenë i panjohur, papritmas, pa asnjë paralajmërim, bëhet e gjithë bota për ty.”

quotes
“Kur të shoh ty, mund ta ndjej. Të shoh dhe ndjej veten si në shtëpi.”

love
Sigurisht këto janë vetëm disa ide, por nuk ka asgjë më të bukur kur fotot tuaja shoqërohen me dedikime të personalizuara. Një shaka që e dini vetëm ju të dy, një dedikim i thënë në kulmin e ndjenjës apo një citim nga libri juaj i preferuar.

Zgjedhja është e juaja! Martesa është një ceremoni e shenjtë dhe si e tillë vlen të festohet për të kurorëzuar dashurinë tuaj. Pas martesës ju pret jeta familjare, ndaj shijojeni dhe përgatituni për më shumë.