Divjaka – Një destinacion magjik në jug-perëndim të Shqipërisë!

nga Flogerta Driza

A e keni vizituar ndonjëherë Divjakën? Divjaka është një qytet që shtrihet në Qarkun e Fierit, në jug – perëndim të Shqipërisë. Megjithëse, jam e sigurt se keni dëgjuar shpesh për Lagunën e Karavastasë.

Ajo që ndoshta nuk dini është se Lagina e Karavastasë ndodhet pikërisht në Divjakë, dhe nuk janë vetëm pelikanët kaçurrel një arsye për ta vizituar këtë vend magjik. Edhe tani në dimër vlen të vizitohet ky vend, sidomos për përendimet e mrekullueshme që ofron dhe bollëkut të pujeve që e rrethojnë.

Disa nga vendet që mund të vizitoni

Pelikanet kacurrel

Laguna e Karavastasë është si të ecësh në një vend të egër e të pazbutur nga koha. Pishat, pylli i shtegut, më shumë se 200 lloje zogjsh, zvarranikësh, gjitarësh dhe mbi të gjitha pelikani i rrallë kacurrel. Parajsë e vërtetë për ata që duan të vëzhgojnë dhe adhurojnë zogjtë e rrallë. Mos harronu të fotografoni edhe flamingot simpatikë në breg të Lagunës.

Merrni me qera një varkë në çdo kohë dhe lundroni në kanalet e ujit që ndodhen përmes pyllit. Përgjatë udhëtimit ujor mund të shijoni pamjen, zogjtë shtegtarë dhe këngën e tyre. Perëndimi i diellit është kaq i mrekullueshëm sa të lë pa frymë.

bicikleta

Për ju dashamirësit e biçikletave, kam një lajm të shkëlqyer. Divjaka tani e ka bërë të mundur qiramarrjen e biçikletave në çdo kohë dhe kështu mund ta eksploroni personalsiht pyllin me gjithë kafshët dhe ajrin e tij të pastër.

E gjithë rruga është e mbuluar me gurë pishash dhe mund të eksploroni shtigje të ndryshme. Nuk ka asgjë më të bukur se shëtitja në pull në mes të ajrit të pastër dimëror.

Shijoni pamjen nga kulla e gjatë ku mund të hipni pa proble. Për një pamje më të bukur, mos harroni të merni një palë dylbi. Aktiviteti më i bukur që do t’ju sugjeroja është të prisni perëndimet e diellit, plot ngjyra shtrirë nën qiell rozë, portokalli dhe lejla ndërsa dielli fshihet pas bregut.

Vend për të qëndruar ose për të ngrënë

Sapo të hyni në parkun kombëtar, mund të zgjidhni të qëndroni në secilin restorant që dëshironi. Të gjithë lokalet dhe restorantet shërbejnë peshk të freskët dhe të shijshëm. Shumica e këtyre vendeve të pushimit kanë pamje nga deti, laguna ose pulli.
DivjakaZgjedhja është e juaja. Nëse doni të qëndroni për një natë, mund edhe të merrni me qira një dhomë në çdo kohë. Thjesht futuni në google, kërkoni dhe prenotoni dhomën. është kaq e thjeshtë.

Disa Këshilla për ju

1 – Sezoni më i mirë për të vizituar lagunën është koha e pranverës ose dimrit, sepse gjatë verës dhe vjeshtës ka shumë mushkonja. Kështu që mos harroni të përdorni krem kundër diellit dhe në rast se shkoni gjatë verës, krem kundra mushkonjave është zgjidhja më e mirë.
2 – Nëse doni të parkoni makinën tuaj, më e mira është që të informoheni në hyrje të parkut.
3 – Gjatë dimrit ose pranverës, Divjaka dallohet si një vend ku fryn gjithmonë erë e fortë. Kështu që mos harroni të merrni me vete gjithmonë një palë syze dhe një këmishë me mëngë të gjata. Bëfshit qef!

dua Marketplace banner