dua.com 2.0 është gati! Shijo platformën tonë të përditësuar!

nga Argjenda Selmani

Pothuajse dy vjet pas publikimit të aplikacionit dua.com, jemi të ngazëllyer t’ju prezantojmë dua.com 2.0! Dy vjet rritje dhe përvojë na çuan në përditësimin më të rëndësishëm të aplikacionit tonë dhe rifreskimin e dua.com!

Logoja e re reflekton dëshirën tonë të përbashkët për inovacione, zgjidhje dhe rritje, duke integruar dashurinë, biznesin, miqësitë dhe Token. Kështu që ne shtuam më shumë ngjyra dhe përditësuam logon tonë në mënyrë që ajo të mund të përfaqësojë çdo fushë që ka dua. Po flasim për duaLove, duaFriends, duaBiz dhe token $Dua, që do të vijnë së shpejti!

Çfarë përfshin dua.2.0 – Përditësimi më i fundit i aplikacionit?

dua 2.0

  • Logo e re e dua.com. Ikona e re e aplikacionit, fonti i ri dhe animacionet.
  • Pamja/ dark mode. Ndërrimi nga drita në errësirë.
  • Disa përmirësime në funksionalitet.

Si funksionon dua.com?

  • Pasi të kesh konfiguruar llogarinë tënde, algoritmi  i dua.com përdor vendndodhjen tënde për të gjetur njerëz beqarë rreth teje. Profilet do të jenë në radhë për ty. E tëra çfarë duhet të bësh është të rrëshqasësh majtas ose djathtas.
  • Një rrëshqitje djathtas do të thotë se je i interesuar për personin, dhe një rrëshqitje majtas do të thotë që nuk je i interesuar.
  • Kur rrëshqet djathtas mbi një profil, ai do të marrë një njoftim se ka marrë një pëlqim nga dikush.
  • Nëse ai/ajo rrëshqet gjithashtu djathtas mbi ty, do të kesh një match/përputhje. Kur të ndodh përputhja hapet mundësia për bisedë/chat.

Nga 2019 dhe më tej!

Dua AG u themelua në gusht 2019 dhe u lançua si platformë në shtator të 2019, me selinë e saj në World Trade Center Zurich (Zvicër). Kur ideja e një aplikacioni takimesh për shqiptarë filloi të shfaqej në diasporën shqiptare, kjo çështje ishte si një tabu dhe nuk pritej të kishte vëmendjen që kishte në të vërtetë. Sot platforma po rritet vazhdimisht dhe bashkon edhe më shumë njerëz. I lançuar në qershor 2020 në App Store dhe Play Store, aplikacioni dua.com ofroi një zgjidhje për më shumë se 350.000 beqarë në Kosovë, Shqipëri dhe në diasporën tonë dhe po përmirësohet çdo ditë për të ofruar një përvojë më të mirë për përdoruesit e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by dua.com (@dua_com)

dua 2.0 – Lidhja e njerëzve do të jetë gjithmonë misioni ynë!

Kompania jonë ka disa shtylla kyçe që na dallojnë dhe na bëjnë platformën më e mirë për të gjetur shpirtin binjakë. Mikun apo edhe partnerin e biznesit. Ne po ndryshojmë mënyrën se si komunitetet po lidhen. Jemi duke ofruar platformën të gjeneratës tjetër, që realizohet në bazë të match/përputhje. Më saktësisht, misioni i dua.com është të lidhë komunitetet e fragmentuara që duan të qëndrojnë në kontakt me njëri-tjetrin dhe të gjejnë dashurinë e jetës, miqtë ose partnerët e biznesit. Nëpërmjet dua.com, njerëzit mund të lidhen me trashëgiminë, kulturën dhe gjuhën e tyre.