dua.com – aplikacioni që synon të bashkojë shqiptarët

nga Flogerta Driza

Historia e dua.com nisi kur Valon Asani, CEO i MIK Group, ishte i vendosur të bashkonte komunitetin e tij duke trajtuar çështje si dashuria dhe martesa.

Me misionin e tij në mendje, Valoni prezantoi konceptin AlbanianFriends.com në  konkursin global për start-up “Get in the Ring”, ku u nderua me vendin e parë në Kosovë.

Fitorja si start-up ishte vetëm fillimi

Kjo iniciativë arriti një mbulim të konsiderueshëm mediatik në komunitetin shqiptar. Kërkesa për zgjidhje dhe shërbime të tilla ështe shumë e lartë. Duke pasur parasysh se në vitin 2016 Valoni ishte i angazhuar në MIK Group, vendosi ta linte në pritje vizionin e tij.

Tre vjet më vonë, Valon Hasani krijon dua.com në bashkëpunim me Larkind Cerkezi

Ai besoi se tani ishte më se i gatshëm të përqëndrohej në vizionin dhe misionin e tij.
“Misioni për të ndihmuar Komunitetin Shqiptar në të gjithë botën që të përmbushë potencialin e vet.”

Për të arritur një objektiv të tillë, ai së bashku me Larklind Cerkezi bashkëthemeluan dua.com. Një faqe web-i dhe aplikacionin e dua.com. Ky aplikacion është ndërtuar me synimin për të bashkuar shqiptarët në të gjithë botën përmes Dashurisë, Miqësisë, dhe bashkëpunimeve në Biznes.

Dua.com lindi në gusht të vitit 2019

“Ne pamë një problem që donim ta zgjidhnim. Edhe pse shqiptarët kanë përparuar ndjeshëm në mbarë botën, nuk kishte ende asnjë platformë e vetme për të lidhur Komunitetin e mrekullueshëm shqiptar. Shqiptarët janë të përhapur në të gjithë globin me një diasporë të madhe që dëshiron të lidhet me njëri-tjetrin.

Dua.com po i fuqizon shqiptarët që të fillojnë lidhje domethënëse në të gjitha fushat e jetës së tyre, qofshin këto miqësore, lidhje serioze, ose duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional.”– Valon Asani, bashkëthemelues dhe CEO i dua.com.

Për të lënë një gjurmë të fortë, ekspozim dhe ndikim global, dua.com rekrutoi talentet më të mirë

Talente nga vende si Kosova, Shqipëria, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe më gjerë. Ku secili prej tyre ndan të njëjtin vizion dhe mezi presin që ta kthejnë dua.com në një histori suksesi. Për më tepër, diaspora shqiptare ishte dhe vazhdon të jetë mbështetësi më i madh i dua.com, sepse dëshiron të shfrytëzojë shërbimet tona për t’u lidhur me njëri-tjetrin.
dua.com

Foto: Ekipi i Dua.com – Ekipi i duas po punëson

Ecuria e dua.com

Që prej fillimit të saj, në gusht të 2019-ës, dua.com rriti praninë në Komunitetin Shqiptar në mbarë botën. Audienca e synuar u arrit përmes platformave të ndryshme të rrjeteve sociale dhe blogjeve interaktivë. Këto shërbejnë si një udhëzues për tema të tilla si kultura, dashuria, takimet dhe histori të tjera frymëzuese.

E pajisur me talentin më të mirë në aspektin e teknologjisë dhe informacionit. Dua.com ka nisur programin e saj BetaTester, e cila ka tërhequr mijëra përdorues që presin me padurim të testojnë platformën. Së shpejti aplikacioni do të lançohet për Android dhe IOS.

Shqiptarët janë populli më i shpërndarë nëpër botë. Si asnjë popull tjetër sot, më shumë shqiptar jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike sesa brenda. Krijimi i një platforme ku ne si shqiptare do mund të bashkëpunojmë, dashurohemi dhe ndihmojmë njëri-tjetrin, do të ndikojë më tepër në bashkimin tonë se çdo ndikim politik apo administrativ.

Se bashku me një grup fantastik të ndërmarrësve, inxhiniereve, financierëve shqiptarë nga e gjithë bota, jemi duke krijuar një platforme të tillë” – Ermal Sadiku, CTO @ dua.com

Foto: Ermal Sadiku – Chief Technology Officer / @dua.com

Investitorët inestojnë në dua.com

Duke pasur parasysh ekspozimin e gjerë në rrjetet sociale, profesionalizmin dhe potencialin e saj, një numër i konsiderueshëm investitorësh dhe partnerësh strategjikë kanë shprehur mirënjohje dhe gatishmërinë e tyre për tu bashkuar me misionin e dua.com.

Si e tillë, dua.com ka lançuar faqen e investitorëve (invest.dua.com) ku investitorët e mundshëm janë në gjendje të shohin një përmbledhje të duas. Kjo e fundit shpalos qartazi tregun që synojmë, të dhënat cilësore analitike dhe informacione në lidhje me modelet tona të biznesit.

Vlerësimi i dua.com

“Dua AG është në kërkim të investimeve me vlerë prej 600.000 Euro. Ekzistojnë metoda të ndryshme për vlerësimin e një ndërmarrjeje.

Megjitahtë, dua AG është fokusuar në tre shtylla specifike. Kemi zgjedhur parashikimin e të dhënave financiare, analizat e raportit dhe emrin e fuqishëm të brandit, si përshkrimin më të saktë të vlerësimit tonë.

Në të vërtetë, jemi përpjekur të mbetemi konservatorë me të dhënat analitike në mënyrë që të sigurojmë një mundësi të arsyeshme investimi për investitorët strategjikë të interesuar për dua.com”– Erblin Ribari, CFO @dua.com

Në mënyrë që të angazhohemi dhe të ndihmojmë komunitetin tonë, dua.com ka lançuar platformën (win.dua.com) me qëllim shpërblimin e promovuesve tanë në të gjithë botën. Duke u angazhuar me ne dhe duke shpërndarë përmbajtjen tonë, përdoruesit mund të fitojnë çmime të mrekullueshme.

Në përgjithësi, dua.com është në një mision për të bashkuar miliona shqiptarë në mbarë globin. Synon të forcojë marrëdhëniet dhe për të krijuar lidhje kuptimplota mes kolegëve dhe më gjerë. Kërkoni partnerin tuaj në çdo vend, kudo, në çdo kohë dhe takojini ata personalisht.