dua.com lançon versionin Beta të aplikacionit

nga Kaltrina

dua.com lançon versionin beta të aplikacionit dhe tashmë është gati për tu testuar nga përdoruesit. Pasi kemi vërejtur se deri tani shumë prej jush na kanë kontaktuar dhe janë interesuar për aplikacionin, kemi vendosur të lançojmë versionin Beta të aplikacionit.

Aktualisht kemi më shumë se 28,000 persona të regjistruar në dua.com, gjë për të cilën jemi shumë të lumtur. Mirëpo, për ta perfeksionuar sa më shumë aplikacionin, kemi vendosur të bëjmë një ndarje të atyre që do bëjnë testimin.

Në uebfaqen e krijuar enkas për programin testues beta, kemi vendosur një formë për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta testojnë aplikacionin. Gjithçka që duhet të bëni është të plotësoni disa të dhëna bazike. Ky program është krijuar sepse duam të bëjmë ndarjen e përdoruesve të iOS dhe atyre Android.

provoni versionin beta appSi testues të aplikacionit ju do të keni mundësi të:

-Krijoni llogari në dua.com
-Krijoni profilin personal
-Njoftoheni me persona të rinjë
-Të gjeni persona me të cilët përshtateni (match)
-Bisedoni me përdoruesit e tjerë
-Të shprehni përshtypjet mbi aplikacionin

Bëhu testues Beta i aplikacionit duke klikuar këtu.

Pse duhet të bëheni testues beta?

Një testues beta është një person i cili ka mundësinë e testimit të një produkti para lancimit final të tij. Në këtë rast, ju do të keni qasje të hershme në versionin e fundit të dua.com dhe të shprehni përshtypjet tuaja tek zhvilluesit e aplikacionit.

shkarkoni aplikacionin Beta

Në këtë mënyrë ju do të jeni të parët që do ta kenë dua-n në telefonin tuaj dhe ne mund të filtrojmë eventualisht gabimet e mundshme.

Procesi i shkarkimit te aplikacionit

Pasi të keni plotësuar formën, ju do të pranoni një email nga Test Flight. Kjo email do të jetë një ftesë nga dua.com për të shkarkuar aplikacionin përmes një vegëze. Pasi ta shkarkoni procedura është e thjeshtë. Vetëm krijoni llogarinë përmes Facebook, email ose numrit të telefonit dhe jeni gati për të testuar aplikacionin.

Keni gjetur një gabim. Keni ndonjë ide për përmirësim? Asgjë nuk mund ështe më e mirëpritur se kritikat dhe sugjerimet tuaja.

Jemi të lumtur ta ndajmë me ju këtë version përpara se aplikacioni të jetë i disponueshëm për publikun e gjerë në qershor të këtij viti. Bëhu testues Beta i aplikacionit duke klikuar këtu.