Dua.com në kërkim të investitorëve

nga Flogerta Driza

Dua.com vazhdon në rrugëtimin e saj pa ndalur! Tashmë jemi në kërkim të njerëzve që duan të bashkëpunojnë apo të investojnë në dua.com.
Dua.com në  postimin e saj të radhës shpreh qartë trasparencën me të cilën dua.com është themeluar dhe thekson se do vazhdojë me këtë politikë trasparence deri në fund, pasiqë kjo është dua.com, website i të gjithë shqipëtarëve.
Qëkurse hodhëm postimin tonë të parë këtu në LinkedIn në lidhje me Dua.com – Help Biz. Love. – E bëmë të qartë se dua do ta ndaj këtë udhëtim me ju sepse mendojmë se është një pjesë shumë e rëndësishme e hashtag#dua – Që ne të jemi transparent me Komunitetin tonë.
Shumë investitorë (mbi 30) na kanë shkruar për të gjetur mundësinë për të bashkëpunuar me dua.com apo edhe për të investuar në dua.
Ne dëshirojmë ta bëjmë këtë proces sa më transparent që të jetë e mundur, kjo është arsyeja përse së bashku me ekipin tonë (një falënderim i veçantë për Edon Luta për punën e tij palodhur!) krijuam këtë faqe, ku ju mund të merrni më shumë informacione rreth duas. Pjesën tjetër do t’jua dërgojmë me email me Pitch Deck (Prezantim i shkurtër) & Letter of Intent (Letër Qëllimi).
 

 
Qëllimi ynë, në këtë raund të parë të Financimit, është marrja e 600,000 Euro investim për 10% të aksioneve tona. Në mënyrë që të bënim një vlerësim sa më të drejtë të dua AG, ne jemi përqëndruar në këto shtylla: parashikimi i të dhënave financiare (për të marrë një përshkrim të saktë të të ardhurave nga shitjet që do të arrihen në të ardhmen bazuar nga kanalet e ndryshme të shitjeve), emri i fuqishëm i markës (asetet e paprekura që rrisin vlerësimin e përgjithshëm të kompanisë), interesin e lartë nga investitorët në të gjithë botën (kërkesa e lartë për investime në platformën e tonë), forcat e tregut (industria dhe sektori), dhe avantazhi i investitorit të pare. Tashmë kemi arritur 200,000 Euro të kësaj shume përmes investitorëve nga rrjeti ynë personal. Një nga investitorët tanë më të hershëm është Sacha Ghiglione (CEO e Prime Computer Ltd.)
Faleminderit për besimin tuaj në Ekipin e duasë! Nëse dëshironi të ndani këtë udhëtim me ne, ju lutemi të shkoni në -> invest.dua.com – plotësoni formularin vetëm nëse jeni të interesuar me të vërtetë për të investuar, pasi ekipit tonë i merr shummë kohë analizimi i këtij procesi. Faleminderit!