dua.com ngjallë interesim të madh në DokuFest!

nga Argjenda Selmani

Aktualisht në qendër të qytetit të Prizrenit po prezantohet aplikacioni dua.com. Në kuadër të DokuFest-it, ekipi i dua.com po prezanton aplikacionin që bashkon shqiptarët si dhe produktet e tregut më të madh shqiptar online, dua marketplace. Ne gjetëm në Prizren mikpritjen që na karakterizon si popull!

Çdo ditë dhjetra qytetarë, vendorë dhe nga Diaspora, po ndajnë me ne eksperiencat e tyre në dua.com. Shumica prej tyre ose e përdorin personalisht, ose kanë dikë në rrethin e tyre që tashmë ka një profil aktiv. Kur i pyesim se çfarë mendimi kanë për aplikacionin tonë, dua.com nga qytetarët më së shumti përshkruhet si një ide e jashtëzakonshme. Si diçka që ju ka munguar shqiptarëve deri tani!

Informacione për aplikacionin, dhurata e argëtim

Në ngjarjen kulturore më të madhe në Kosovë, në DokuFest, aplikacioni dua.com u mirëpritë jashtëzakonisht mirë sivjet. Me numrin e madh te vizitorëve, që vijnë gjatë verës në Prizren nga katër anët e botës, dua.com mori vlerësimet më të sinqerta nga përdoruesit.

Ekipi ynë po vazhdon të mirëpres të gjithë të interesuarit, përdoruesit potencial dhe ata aktual, për t’i informuar për së afërmi me platformën tonë. Dashuria, kultura shqiptare, aplikacioni e Diaspora, janë disa nga temat që po diskutohen më së shumti në kabinën e dua.com në Prizren. Në anën tjetër, për argëtim, video interesante, lojëra e shpërblime për mysafirët po kujdesën kolegët tanë, Miran Ramadani e Ariot Myrtaj.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin!

Të presim edhe ty!

Gjallëria e festa në Prizren do të vazhdojë deri të shtunën, më 14 gusht. Nëse këto ditë ndodheni në Kosovë apo Shqipëri dhe ende nuk e keni vizituar Prizrenin, atëherë kjo është koha ideale.
Kur të vini në Prizren, përpos që do të takohemi e njoftohemi së bashku, mund të shijoni edhe një mbrëmje të pa harrueshme. Aty ju presin dhjetra filma të shpërndarë në 6 kinema. Mbrëmje muzikor e ekspozita, të organizuara në kuadër të DokuFest-it. Pastaj nuk duhet t’ju ikë edhe shansi që t’i vizitoni monumentet historike. Vlen të përmenden Lidhja e Prizrenit, Hamami apo xhamitë karakteristike të këtij qyteti.
Kryeqyteti kulturor i shqiptarëve është vendi ideal për të shijuar ushqimin tradicional e çajin, që pihet shumë në këtë qytet. Për këto dhe shumë arsye të tjera, Prizreni duhet të jetë destinacioni juaj sivjet!

Pse pikërisht në DokuFest?

DokuFest është festivali më i madh në Kosovë. Këtë vit shënon edicionin jubilar të 20-të. Festivali që ka nisur nga data 6 gusht dhe do të vazhdojë deri më 14 gusht në Prizren.

Si ithtarë të punës intenzive e me përkushim, që sjellë suksesin e garantuar, për ne partneriteti me DokuFest-in ishte më se i mirëpritur.

Këtë vit filmat e DokuFest-i do të shfaqen në gjashtë kinema. Dy në ambiente të hapura dhe dy të tjera në ambiente të mbyllura. DokuFest-i mbështetet nga institucionet e Kosovës, por edhe nga sponsorë të tjerë, si dua.com.

DokuFest-i njihet edhe si festival që ka edhe një ndikim në ekonominë e vendit. Kjo për shkak të numrit të madh të vizitorëve që mbledh. Në një raport të Institutit GAP të vitit 2015, ishte thënë se festivali Dokufest kishte ndikuar në buxhetin e qytetit të Prizrenit shumë. Festivali kishte rritur aktivitetin ekonomik për mbi 2.4 milionë euro.

dua Marketplace banner