Dua punë – Si mund të punësohem tek ju?

nga Argjenda Selmani

Pyetja ‘dua punë, si mund të punësohem tek ju?’ na vjen shpesh, përmes formave të ndryshme të komunkimit. Prandaj në këtë blog sqarues do t’ju tregojmë çdo gjë që ju duhet të dini për pozitat e punës në kompaninë dua.com! Nëse kërkesa juaj është ‘dua punë’, atëherë lexoni se çfarë pune ofrojmë ne në kompaninë tonë.

dua punë – Karriera në dua.com

Në faqën karriera në uebsaitin tonë ju mund të merrni rregullisht informacione për pozitat e punës që hapën në dua.com. Duke ndjekur udhëzimet e konkursve tona, ju mund të aplikoni nëse shihni ndonjë pozitë që i përshtatet profilit tuaj të punës. Mos hezitoni të aplikoni saherë qe shihni një mundësi të tillë!

Në dua.com hapen pozita në fushën e IT-së, zhvillimit softverik, marketingut, rrjeteve sociale etj. Aktualisht në dua.com janë të punësuar rreth 40 persona. Ne i inkurajojmë të gjithë personat e moshave, gjinive dhe nacionaliteteve të ndryshme. Prandaj në mundësinë e parë që shihni që është e përshtatshme për ju, aplikoni pa hezitim!

Çfarë është dua.com?

dua punedua.com është aplikacioni që bashkon shqiptarët dhe komunitetet në mbarë botën. Ne po ndryshojmë mënyrën se si komuniteti shqiptar lidhet. Po e bëjmë duke siguruar platformën e gjeneratës së ardhshme që nxit ndërlidhjen përmes përputhjes. Një treg online me produkte shqiptare dhe shërbime pagese.

Misioni i dua.com është të lidhë komunitetin e copëzuar shqiptar. Të promovojë Shqipërinë dhe Kosovën si vende të shkëlqyera për të jetuar. Për të sjellë përsëri njerëzit tanë dhe për të mbrojtur trashëgiminë, kulturën dhe gjuhën tonë.

Ne jemi duke punuar për krijimin e një të ardhme të shkëlqyer për të gjithë ne. Për një jetë më të mirë për fëmijët tanë, progres social, cilësi qeverisëse që angazhohet ndaj qytetarëve të saj. Një ekonomi të fortë që ofron mundësi të reja karriere për të rinjtë dhe një komunitet të fortë shqiptar. Jemi këtu për t’ju mbështetur!

Lidhja e komuniteteve

adelina edi

Në botë ka pothuajse 300 milionë emigrantë. Që i bie se afërsisht 1 në 25 njerëz që jetojnë në këtë planet janë emigrantë. Pra dua.com trajton një nevojë themelore për këto komunitete të shpërndara globalisht.  Së fundi, platforma dua.com ka bashkuar forcat me AllianceBlock, ekosistemin e famshëm ndërkombëtar, që po ndërton tregun e parë globalisht të decentralizuar të kapitalit! Protokolli i AllianceBlock lidhë financat tradicionale dhe ato të decentralizuara, duke automatizuar edhe procesin e konvertimit të çdo aseti dixhital ose kriptoje në një produkt të bankueshëm.

Deri më sot, dua.com ka ndërtuar një komunitet prej 270’000 përdoruesish të regjistruar në këtë platformë. Ka 500’000 ndjekës në rrjete sociale, si dhe ky aplikacion është përdorur mbi 1 miliard herë nga komuniteti shqiptarë. Kjo ka rezultuar në mbi 2 milion përputhje mes anëtarëve të dua.com. Këta numra janë tregues i punës së palodhëshme, duke pasur parasysh se aplikacioni dua.com u lançua vetëm 16 muaj më parë!

Së shpejti, dua Token, dua Friends, dua Biz dhe shumë befasi!

Në bashkëpunim me partnerin AllianceBlockdua.com së shpejti do ta lancojë DUA Token!  dua.com po synon të ndërtojë një platformë nga e cila do të përfitojnë të gjitha ekonomitë e web2 dhe web3 dhe ku njerëzit mund të marrin pjesë si përdorues apo mbajtës të Tokenit.
Në anën tjetër, së shpejti për përdoruesit tanë do të jetë në dispozicion edhe dua friends, për krijimin e miqësive si dhe dua biz, për krijimin e lidhjeve biznesore. Platforma jonë është e dedikuar t’ju ndihmojë të krijoni të gjitha lidhjet për të cilat keni nevojë!