Duke thënë këto gjëra ju po sabotoni jetën romantike të shoqes tuaja!

nga Argjenda Selmani

Mendoj se të gjitha pajtohemi që një pjesë e madhe e të qenit shoqe me dikë i dedikohet bisedave private dhe atyre të dashurisë.

 Mirëpo, fatkeqësisht duke dashur ta ndihmojmë ne mund ta lëndojmë një shoqe. Ndaj, nëse shpesh i thoni dikujt disa nga shprehjet e më poshtme, ju lutem mendojeni dy herë.

“Askush nuk është mjaftueshëm i mirë për ty”

Shoqe

Është e kuptueshme se për ju shoqja juaj meriton më të mirën. Për këtë arsye ndoshta, shpesh herë askush nuk ju duket mjaftueshëm i mirë për të. Mirëpo, si një shoqe e mirë që jeni, duhet ta përkrahni atë në zgjedhjet e saj.

Duhet ta motivioni të njohë njerëz të rinj dhe t’ju jap atyre një shans. Duke i thënë “Askush nuk është i mjaftueshëm i mirë për ty” e dekurajoni atë shumë lehtë për çdo takim të mundshëm. Prandaj, le të jetë më i rrallë përdorimi i kësaj frazë.

Kur flisni keq për ish-të dashurin e saj

Ish i dashuri i një shoqes i takon të shkuarës. E mira e të mirave është të filtet sa më pak për të. Edhe nëse do t’ju duhet të flisni për të kujdesuni që të mos thoni gjëra shumë të këqija. Gjëra që nuk do t’i thonit lehtësisht, nese ata do të ishin ende së bashku. Kjo sepse mund ta lëndoni shoqen tuaj. Në thelb, përpiquni të bëni më të mirën tuaj për të mos e bërë këtë gjë.

Kur i thoni se duhet të ulë standaret 

Dy shoqe

E vërteta është se, ndonjëherë, këtë e përdorim edhe kur flasim për vete. Mirëpo, ulja e standardeve, kërkesave e pritshmërive është një çështje e ndjeshme.

Duhet të jetë një pikëpamje dhe një vendim tejet personal i secilit prej nesh. Kur i thoni asaj se duhet të ulë standartet, mund të nënkuptohet se aktualisht ajo po kërkon më shumë se sa meriton. Për këtë arsye, duhet të jemi të kujdesshëm se si shprehemi në këtë drejtim.

Kur i thoni se nuk po përpiqet mjaftueshëm 

Shumë prej nesh besojmë se dashuria manifestohet si kombinim i fatit, përkushtimit, tërheqjes mes dy personave dhe shumë rrethanave të tjera. Prandaj, t’i thuash dikujt se nuk po përpiqet mjaftushem, jo gjithmonë është e drejtë. Tek e fundit, asnjëherë nuk mund ta dimë me siguri se sa në të vërtetë po përpiqet apo po vuan një person.