Ekipi i dua.com flasin për punën nga shtëpia në Klan Kosova

nga Kaltrina

Themeluesi i dua.com së bashku me ekipin, javën e kaluar ishin pjesë e emisionit Ora e Pasditës në Klan Kosova. Storia e krijuar nga emisioni flet për punën nga shtëpia dhe rrethanat e krijuara nga coronavirusi.

Stafi i dua.com ka filluar punën nga shtëpia qysh nga dita e konfirmimit të të infektuarit të parë në Kosovë. Kjo storie tregon një pjesë të ekipit dhe ambienteve të tyre aktuale të punës.

Tashmë është e qartë se kësaj situate nuk do të mund t’i ikin njerëzit e as bizneset. Në këtë rast as kompania dhe ekipi jonë. Mirëpo ajo që mund të bëjmë të gjithë së bashku është të qëndrojmë të qetë dhe optimistë.
Të qëndrojmë në shtëpi dhe të vazhdojmë rutinën tonë duke shpresuar që kjo e vërtetë e hidhur të përfundojë sa më shpejt.

Një informatë me rëndësi: Në emisionin e pasditës, videot ku shfaqen ekipi i dua janë të gjitha të gjiruara nga ambienti i shtëpive nga antarë të familjes.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.

Ora e Pasdites- Të punuarit nga shtëpia në kohën e karantinës – Klan Kosova

Ekziston një numër i madh i njerëzve në botë që punojnë nga shtëpia, në kohën e izolimit nga pandemia Covid-19 numri është rritur me miliona. Po ju prezentojmë platformën Dua.com, e cila tashmë ka sistemuar të gjithë punëtorët të bëjnë punën nga shtëpia. A është vështirë të punohet nga shtëpia, dhe cfarë mundësi komunikimi po sjell kjo platformë, e shihni përmes stories

Gepostet von Ora e Pasdites am Mittwoch, 1. April 2020