Ekipi i dua.com pjesë e emisionit Oxygen Show

nga Kaltrina

Oxygen Show është një prej emisioneve më të famshme në gjuhën shqipe. Ky emision përcjellet nga një numër jashtëzakonisht i madh i shqiptarëve kudo në botë. E pikërisht në këtë emision javën që shkoi ishin të ftuar edhe ekipi i dua.com.

Katër persona nga ekipi patën mundësinë të jenë pjesë e kuizit të famshëm të Oxygen Show. Të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë që gjatë mbrëmjes të shijojnë një atmosferë fantastike.

Mbrëmja ishte e mbushur plot me emocione, humor, muzikë dhe një mikpritje e ngrohtë nga stafi dhe vetë autori i emisionit Besim Dina. Me përfundimin e kuizit, ekipi i dua.com ka fituar një shumë prej 600Euro,. Këtë shumë kanë vendosur ta dhurojnë në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Prishtinë.

Rreth Oxygen Show

Ky emision ka filluar të transpetohet në muajin mars të vitit 2008. Emisioni karakterizohet me programin e pasur me humor, muzikë si dhe mysafirë të zgjedhur në baza javore. Autor dhe producent i emisionit është Besim Dina i cili njihet si aktor, komedian e prezantues. Ai njëkohësisht një prej personazheve më preferuara televizive nga shqiptarët. Emisioni aktualisht transmetohet çdo të shtunë në televizionin Klan Kosova.

Rreth kuizit

Kuizi është pjesë integrale e emisionit që përmban pyetje të lëmive të ndryshme nga njohuri të përgjithshme. Formati i kuizit është i planifikuar për katër persona, të cilët në fazën e parë përgjigjen në mënyrë individuale ndërsa në pjesën e dytë në grupe me nga dy persona. Pas përfundimit të kuizit pjesëmarrësit fitojnë një shumë të caktuar të parave të cilën mund të zgjedhin se për çfarë dëshirojnë ta shpenzojnë.