Një shkrimtare feministe që u bë mbretëresha e Shqipërisë

nga Stefan van Dijk

Kjo tingëllon si një përrallë. Një shkrimtare e respektuar, e lidhur me një princ Europian, i cili zbulon se ajo është shqiptare. Në fakt nuk është një përrallë, por është historia e vërtetë e Elena Gjikas. Ajo përdori popullaritetin e saj për t’u treguar njerëzve për shqiptarët. Kristiana, kjo zonjë ishte vetëm 38 vjet kur filloi të bëjë diçka me rrënjët e saj shqiptare. Pse u vonua kaq shumë?Kristiana Kuqi

“Elena Gjika (1828) thjesht nuk e dinte që ishte shqiptare. Ajo lindi në Bukuresht dhe ishte pjesë e një familjeje të klasës së lartë. Disa nga anëtarët e familjes së saj ishin politikanë ose mbretërorë. Ajo studioi letërsi në Gjermani, Austri dhe Itali. Ajo ishte një shkrimtare – e njohur me pseudonimin Dora D’Istria – dhe shkruante në shumë gjuhë të ndryshme.”

Dhe ajo ishte feministe, apo jo?

“Ajo ishte një feministe e vërtetë, në kuptimin që ajo ishte një grua që arrinte të gjitha gjërat në të njëjtin standard me burrat. Ajo besonte fortë në trajtimin e barabartë të burrave dhe grave.”

Në një moshë të mëvonshme, ajo zbuloi rrënjët e saj. Në atë kohë, shqiptarët ende nuk kishin një shtet të tyrin. Si kontribuoi ajo për ‘Kauzën Shqiptare’?

“Ajo filloi të përqafonte rrënjët e saj shqiptare dhe dëshironte që kultura jonë të dokumentohej. Fale saj letërsia shqipe u dërgua në Firence, Paris dhe Vjenë. Ajo gjithashtu botoi artikuj për kulturën shqiptare. Elena u përpoq sinqerisht për përhapjen e vetëdijësimit shqiptar dhe historinë e tyre.

‘Elena u dha dinjitet Shqipetareve’

Elena argumentoi për ekzistencën e shqiptarëve si komb, si popull, si histori dhe si një nga kulturat më të vjetra të Evropës. Ndoshta, mund ta krahasoni atë si Dua Lipa, e cila gjithmonë flet në media për Kosovën.”

Elena Gjika - Dora d'IstriaPra, në thelb ajo u tregoi shqiptarëve se kush ishin, apo jo? Pra, si i frymëzoi ajo ata që donin të luftonin për lirinë e tyre? Dua të them që ajo ka jetuar në kohën e Lidhjes së Prizrenit.

“Në një mënyrë shumë abstrakte, ajo ndihmoi me të vërtetë për të forcuar Identitetin Shqiptar. Elena u dha atyre dinjitet. Ajo krijoi një mentalitet aktivist si për burrat ashtu edhe për gratë.”

A u kurorëzua me të vërtetë si Mbretëresha e Shqipërisë apo kjo ishte vetëm simbolike?

“Simbolikisht, sigurisht. Arbereshët e quanin atë Motër Trime. Pas botimit të Elenës Gli Albanesi in Romania … nacionalistët shqiptarë në Itali e shpallën Elena Gjikën si mbretëreshën e pakurorëzuar të Shqipërisë.”

Do you want to read more about  historical figures ?