Erika Isufi – influencerja që shpërndanë pozitivitet, ju fton në dua.com

nga Argjenda Selmani

E re në moshë, përplotë energji e kreativitet. E tillë është blogerja dhe influencerja Erika Isufi. Kudo që ajo shfaqet në rrjetet sociale, merr vëmendje me paraqitjen e saj.

Erika është influencerja më e re që i është bashkuar familjes së madhe të përdoruesve dhe përkrahësve të platformës dua.com. Së bashku me ekipin tonë, Erika po promovon vlerat e platformës dhe aplikacionit që ka për synim të bashkojë shqiptarët kudo që ata janë.

Erika: Teknologjia ka ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e sotme moderne

Duke folur për prezencën e saj të madhe në rrjetet sociale, ku numron mbi 100.000 ndjekës, Erika Isufi thekson se roli i platformave të tilla si dhe i përdorimit të teknologjisë në ditët e sotme është shumë i madh.

“Përderisa jetojmë në një botë moderne të rrethuar me teknologji, sigurisht që edhe rrjetet sociale kanë një ndikim në përditshmërinë time. Së pari, mundohem të promovoj me së miri vetën time, të mirat dhe të ‘metat e mija’! Krahas kësaj, i zgjedhi me kujdes bashkëpunimet e mia dhe promovoj ato në mënyrën me reale të mundshme”, thotë Erika. Tutje ajo thekson se një nga qëllimet e saj është t’i promovoj vlerat e kulturës tonë. Gjithashtu edhe të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.

Sipas saj, ka një çelsë të suksesit. “Të qenit vetvetja dhe e sinqertë me audiencën që të ndjekë, nuk ka gjë më të sukseshme dhe më unike se transparenca me njerzit që të përkrahin”, thotë ajo.

dua.com, një aplikacion që duhet ta ketë secili!

Duke folur për aplikacionin dua.com, Erika thotë se kjo është mundësia ideale e secilit të ri apo të re shqiptare, për tu lidhur me njëri-tjetrin. 

“Mesazhi im për të gjithë është që që dua.com është një aplikacion që ja vlen ta kesh në telefon si dhe ta përdorësh”, thotë Erika. Duhet theksuar fakti se dua.com ka përdorues në të katërta anët e botës. Të rinjt shqiptarë po pëlqehen, po njoftohen, po takohen e po lidhen me njëri-tjetrin. Ekipi po punon fort vazhdimisht, që aplikacioni të plotësohet me cilësi të reja. Këtu vlen të përmendet verifikimi i profilit si dhe siguria e përdoruesve brenda kësaj platforme. 

E ti, pse po pret? Nëse ende nuk e ke shkarkuar aplikacionin dua.com në telefon, bëje tani! Kliko këtu!

dua Marketplace banner