Etika në punë – Shtatë këshilla për ta përmirësuar atë!

nga Flogerta Driza

Etika në punës është pikërisht ajo nga e cila varet suksesi juaj në punë. Të gjithë e dimë se mos pasja e një etike të rreptë në punë zvogëlon produktivitetin, ngre nivelin e stresit dhe na bën të ndihemi të pakënaqur.

Fatmirësisht, ekzistojnë disa metoda që mund të përdorni për të përmirësuar etikën e punës tuaj në mënyrë dramatike. Nuk janë aq të ndërlikuara sa mendoni. Më poshtë po jua radhisim:

1. Filloni me trupin tuaj duke e trajtuar mirë

Një trup i shëndetshëm do t’ju ndihmojë të ndërtoni një qasje të shëndetshme ndaj punës sepse të dyja janë të lidhura thellësisht.
punoni shendetshemNëse ndiheni letargjikë në mëngjes, mos rrini në shtrat dhe pastaj vonoheni për në zyrë. Letargjia mund të jetë rezultat pagjumësisë ose fakti se nuk ushtroheni mjaftueshëm. Me pak fjalë, po ju nxisim të ushtroheni nëse doni të keni një balancë më të mirë shëndet – punë.

2. Hiqni sa më shumë shpërqendrime që të jetë e mundur

Sa herë e kontrolloni emailin tuaj çdo ditë? Po rrjetet sociale? Jetojmë në një botë plot shpërqendrime. Të gjitha këto ju mbajnë larg kryerjes së detyrave tuaja. Nga ana tjetër, kjo do të zvogëlojë lidhjen tuaj emocionale me biznesin dhe do të ndikojë negativisht në etikën tuaj të punës.
Kontrolloni emailin tuaj vetëm dy ose tre herë në ditë, fikni njoftimet dhe lini rrjete sociale për momentet kur jeni ulur në divan me asgjë më të mirë për të bërë. Etika në punë është diçka që kërkon sakrifica.

3. Matni etikën tuaj me atë të kolegëve tuaj

bashkpunoni me kolegetNëse jeni duke mallkuar aftësinë e kolegut tuaj që gjithmonë ia del të mbarojë detyrat e tij, pse të mos matni performancën tuaj kundrejt tyre?
S’do mend që diçka po e bëjnë si duhet. Mund të jetë mentaliteti i tyre, qëndrimi ndaj rolit të tyre të punës. Nëse jeni të guximshëm për të matur performancën tuaj ndaj të tjerëve, do të zbuloni shpejt se ku duhet të përmirësoheni edhe vet.

4. Vendosni një standart përsosmërie

Të gjithë kemi nevojë për një synim në jetë. Nëse doni të vendosni një standart që doni ta arrini medoemos ndoshta do t’i kryeni më shpejt detyrat që ju ngarkohen. Nëse deri më tani keni vendosur si model krahasimi kolegun tuaj, kujdesuni që të mos ndiqni standartet e tyre të përsosmërisë, nëse ato nuk përputhen me tuajat.

5. Ji një person ku të tjerët mund të mbështeten

etika në punëNëse premtoni të përfundoni një detyrë ose projekt – bëjeni. Nëse nuk arrini dot ta kryeni një detyrë thuajani të tjerëve se nuk mundeni. Nuk ka asgjë të keqe!
Të qenit i besueshëm në punë do t’ju bëjë të respektoni dhe rritni nivelin e kënaqësisë tuaj në mënyrë të konsiderueshme. Nëse njerëzit e dinë që mund të mbështeten tek ju për të përfunduar punën, do të shpërbleheni me mirënjohjen e tyre.

6. Punoni me orar fleksibël

Të punosh një orar fiks nëntë-pesë nuk është për të gjithë. Me siguri do të përfitoni më shumë nga puna fleksible.
Kjo, sigurisht, varet nga fakti nëse punëdhënësi juaj do t’ua lejojë punën fleksibël. Nëse punoni në oraret më dinamikë do t’ju ndihmojnë të rrisni nivelet e produktivitetit dhe t’ju rritet dëshira për të përfunduar punën.

7. Jini i përpiktë me oraret 

A ju ndodh rregullisht të punoni një ose pesë minuta me vonesë? Nëse është kështu, etikës tuaj të punës i nevojiten ca rregulla të forta.
Një ditë e shkëlqyer në punë fillon me një fillim të mbarë të ditës. Një kafe e zezë, një ecje rreth 30 minuta në këmbë ose me biçikletë mund t’ju japë një nxitje ekstra. Kjo do të thotë se duhet të zgjoheni herët. Madje, nëse doni të kaloni kohë cilësore me kolegët tuaj, 15 minuta më herët në punë janë të përkryera për të shkëmbyer disa biseda e batuta që t’ju rigjallërojnë. 

dua Marketplace banner