Facebook hedh në treg monedhën e vet dixhitale: quhet Libra

nga Flogerta Driza

Facebook është gati të hedh në treg monedhën e vet dixhitale në fund të vitit të ardhshëm. Por, cilat do të jenë avantazhet dhe rreziqet për mbi 2 miliardë përdorues të rrjetit social të Markut?

Lajmet kanë qarkulluar mes ekspertëve prej disa kohësh:
Facebook do të lëshojë monedhën e vet në një duzinë vendesh deri në fund të vitit të ardhshëm. Do të quhet Libra dhe është rezultat i një viti pune nga Calibra, një kompani që numri një i rrjeteve sociale kishte krijuar për këtë qëllim.

Monedha dixhitale Libra

Facebook Libra

Foto: @Detry via Twenty20

Javët e fundit, Mark Zuckerberg është takuar me Guvernatorin e Bankës së Anglisë Mark Carney, disa përfaqësues të Thesarit Amerikan dhe Menaxherë të Western Union, një kompani e specializuar në transferimin e parave me kosto të ulët midis individëve.

CRIPTOSOCIAL

Sipas asaj që është zbuluar deri më tani, monedha në Facebook do të jetë një criptocurrency. Do jetë vetëm dixhitale dhe do të garantohet nga blockchain, e njëjta teknologji e përdorur për administrimin e transaksioneve të bitcoin. Përdoruesit e Facebook më pas do të jenë në gjendje të blejnë monedhën e Zuckerberg direkt në internet. Mund ta përdorin atë për të blerë brenda rrjetit social.

Me monedhën e re, do të jetë e mundur të paguani për mallrat dhe shërbimet e ofruara për shitje në internet nga individë dhe kompani. Gjithashtu, të dërgoni para për një fëmijë që studion jashtë vendit ose bëni një dhurim për një bamirësi. Pagesat do të bëhen përmes Messenger, whatsapp dhe një aplikacion të dedikuar që do të zhvillohet për këtë qëllim.

Sa e sigurtë do të jetë?

monedha dhe siguria

Foto: @josekube via Twenty20

A do të funksionojë? Kush e di? Facebook do të duhet të fitojë besimin e përdoruesve së pari. Pastaj t’i bindë ata se ndryshimi i parave të tyre në Libra nuk është dhe nuk do të jetë, një riprodhim.

Pastaj do duhet të garantojë sigurinë e portofoleve. A do të jetë me të vërtetë “portofoli” i Facebook-ut i sigurt nga hacker-at? Lajmet e viteve të fundit raportojnë disa raste të operatorëve të ekosistemit bitcoin “të kapur” nga hakerat të cilët brenda pak minutash kanë bërë që miliona dollarë të zhduken nga llogaritë e përdoruesve.

Çfarë parashikon ligji?

Ndër vështirësitë me të cilat Zuck do të duhet të përballet janë edhe ato juridike. Në disa vende, për të lëshuar një kriptocurrency që ka vlerë juridike, d.m.th. që të përdoret për të bërë shkëmbime të vlefshme me ligj, është i nevojshëm autorizimi për të operuar si bankë. Dhe nuk është e thënë se Bankat Qendrore janë të gatshme të heqin dorë nga monopoli i parave për të mirën e një operatori. Ky i fundit ndodhet tashmë në të gjitha telefonat inteligjentë dhe PC-të e botës.

Fuqia e monedhës

te dhenat dhe fuqia e kryptocurrency

Foto: @josekube via Twenty20

Lord King, një ish Guvernator i Bankës së Anglisë, kishte paralajmëruar bankat në lidhje me rrezikun e pavlefshmërisë së tyre nëse monedhat dixhitale fillojnë të përhapen.

Së fundmi, do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse do të jetë në gjendje të mbrojë monedhën e saj nga luhatjet si cryptocurrency-t e tjera. Rreziku është që pak investitorë do të jenë në gjendje të spekulojnë monedhën e re duke bërë që çmimi të luhatet. Kjo do të nxisë kështu fenomene dixhitale të inflacionit që do të çonin në humbjen e fuqisë blerëse nga përdoruesit.

Të dhënat dhe monedha Libra

 Pse Facebook është kaq i interesuar pas monedhës crypto? Ndjekja e transaksioneve të përdoruesve të tij, pa ndërmjetës, do t’i lejonte Facebook-ut një këndvështrim tjetër mbi atë që ndodh brenda rrjeteve sociale. Kështu që kompania do të jetë në gjendje të mbledhë informacione të reja dhe të vlefshme për sjelljen e konsumatorit. Kështu do të pasurojë më tej bazat e të dhënave tashmë kolosale.

Studiuesi Garrick Hileman, në Shkollën e Ekonomisë në Londër, kohët e fundit i tha BBC-së se: “Çështja e monedhës së Facebook mund të jetë ngjarja më e rëndësishme në historinë e monedhave dixhitale.”