Festa gjatë COVID-19 – Si ta ndiejmë ngrohtësinë e njëjtë?

nga Argjenda Selmani

Fundi i vitit sjellë gjithmonë grumbullime familjare e shoqërore mirëpo festa gjatë COVID-19 padyshim që nuk do të jetë e njejtë. Përderisa të gjithë e kemi në mendje ruajtjen e shëndetit, duhet të përpiqemi të gjejmë një balancë edhe gjatë festës.

Për t’i ruajtur njerëzit që i duam na duhet të bëjmë disa kompromise. Megjithatë në mund të ruajmë bukurinë e festës dhe ngrohetësinë e saj. Më poshtë në ju sjellim disa këshilla që festa gjatë COVID-19 të mos jetë e zymtmë për ju!

Festoni së bashku me video calls

Nëse keni familje apo rreth shoqëror të gjerë gjasat se do të festoni së bashku këtë vit janë të vogla. Megjithatë mos lejoni që kjo t’ju largojnë nga njëri-tjetri. Fatmirësisht që teknologjia e ka aftësinë të na i shuaj kilometrat në mes. E dimë që COVID-19 u ka ndryshuar planet dhe jetën shumë personave.

Mirëpo këto festa mos lejoni të ndiheni të vetmuar vetëm pse nuk jeni fizikisht me personat që keni dashur. Hapni telefonat apo kompjuterët dhe festoni së bashku përmes thirrjeve me video. Shprehni urimet dhe bëni gëzuar, duke shpresuar për një vit më të mirë!

Dërgoni dhurata virtualisht

Fatkeqësisht, rrethanat në të cilat ndodhemi na imponojnë që t’i shamngim vendet e frekuentuara, siç janë qendrat tregëtare. Prandaj këtë vit bëhuni kreativ! Përdorni mundësitë e pafundme për të blerë online dhe për të dërguar dhuratën direkt e në shtëpinë e personave tuaj të zemrës. Blini dhurata, apo qoftë edhe giftcards pa pasur nevojë të dilni nëpër dyqane. Kështu ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve, por edhe i lumturoni ata që doni!

Edhe nëse nuk darkoni së bashku, ndani ushqimin me ta

Nëse jetoni me të njëjtin qytet me personat që doni të festoni atëherë mos hezitoni që mëngjesin e 31 dhjetorit t’i paketoni dhe t’i dërgoni pak ushqim tek porta e tyre. Ndoshta darkën nuk do ta hani bashkë por ata mund të shijojnë ëmbëlsirat, biskotat apo sallatat tuaja. Ndihuni më afër me njëri-tjetrin duke shkëmbyer pak  ushqim. Kjo do ta bëjë darkën tuaj edhe më interesante. Në rrethana të tilla në duhet të bëjmë më të mirën që mundemi dhe ky na duket si një opsion i mirë!

Reflektoni për jetën dhe marrëdheniet tuaja

Viti që po lëmë pas ka qenë vit dukshëm i vështirë për secilin prej nesh. Nëse ketë vit do të kaloni një festë më të qetë kjo ju jep mundësinë të reflektoni për vitin që lamë pas. Bëni një të mirë vetës, familjes dhe rrethit duke reflektuar. Reflektoni për vetën, për marrëdhëniet tuaja me njerëzit, për shëndetin e për karrierën. Mendoni se pse 2021 do të jetë një vit më i mirë. Cili është plani juaj për këtë vit? Po synimet tuaja? Si do t’i arrini gjërat që doni t’i arrini? Jepni vetës hapësirë që të planfikoni një vit ashtu si duhet. Mirëpo mos harroni të mendoni edhe për të gjitha gjërat që viti 2020 na mësoi dhe ndihuni falenderues që ja dolët!



dua Marketplace banner