Festimi i ditëlindjes së tim biri në kohën e koronavirusit

nga Stefan van Dijk

Këtë fundjavë ne do të festojmë ditëlindjen e djalit tim. Ai është në atë moshë ku ditëlindja e tij është ngjarja më e rëndësishme e vitit. Në frigorifer është i ngjitur një kalendar i bërë nga ai vetë, ku numëron ditët deri ditën e ditëlindjes së tij. Çdo ditë ai vendos një shenjë që tregon edhe sa do të zgjasë pritja. 

A do të mund të blejmë një tortë të veçantë për të? Ndoshta jo. A do ta vizitojë shoku ynë nga Gjakova ditën e ditëlindjes? Me siguri jo. A do të luajë ai atë ditë në një nga qendrat e shumta tregtare në Prishtinë? Sigurisht që jo.

torta e ditëlindjesKjo situatë është një nga problemet e shumta luksoze me të cilat përballemi aktualisht në Kosovë. Asgjë nuk është e sigurt për momentin.

Edhe pse makina ime kishte karburant mjaftueshëm për ta vozitur një kohë të gjatë, unë kërkova në stacionin e karburantit që ta mbushnin plotësisht. Punonjësit e sjellshëm tashmë ishin duke përdorur maska ​​dhe doreza. Mirëpo për sa kohë? Kur më pak makina do të voziten rrugëve. Kur dyqanet e tjera do të mbyllin dyert e tyre për shkak të shëndetit të punonjësve të tyre, kush do të vijë?

A do të dërgojë akoma kompania e internetit ku jam abonuar një nga punëtorët e saj kur të kem problem me lidhjen? A do të jem akoma në gjendje të mbush telefonin tim me para, kur dyqanet apo lokale të mbyllin dyert e tyre një ditë?

Këto pyetje nuk janë arsye për tu panikuar por nuk mund ta mohoj se ato kalojnë nëpër mendjen time.

Po sikur prindërit e mi të jenë të sëmurë?

Si shoqëri po na kërkohet të heqim dorë nga gjërat e sigurta më shumë nga sa jemi mësuar. Kur Qeveria e Kosovës vendosi të mbyllte aeroportin fundjavën e kaluar unë dhe gruaja ime kuptuam që nuk mund të vizitonim më Hollandën.
Po sikur prindërit e mi të jenë të sëmurë? Po sikur t’më duhet të shkoj në një spital të mirë?

kalendari i ditëlindjesNatyrisht, këto pyetje nuk vlejnë vetëm për mua. Jam i vetëdijshëm për të gjithë shqiptarët që kanë familje jashtë vendit. Me ose pa një pasaportë të huaj, askush nuk mund të hyjë më në një vend tjetër.

Por mbase edhe më i rëndësishme është fakti se shumica e njerëzve në Kosovë u rritën në situata të ngjashme. Madje edhe më të këqija gjatë viteve ’90.
Ata e dinë se si është të përballosh pasigurinë. Si të përballesh me një armik në rrugë. Si është të mos e kesh lirinë për të lëvizur. E dinë si është të mos shkosh në shkollë për një periudhë të caktuar kohore.

Zgjedhja e vetme është që të marrim më të mirën e mundshme nga kjo situatë. Të jemi mirënjohës për gjërat që kemi!
Me shpresën se vitin e ardhshëm djali im do ta kujtojë këtë kohë me shëndet të plotë dhe me një tortë të veçantë!

Djali në foto nuk është djali i autorit të shkrimit