Figura legjendare e teatrit Aleksandër Moisiu dhe arti i tij

nga Flogerta Driza

Besoj që shumë prej jush e kanë dëgjuar këtë emër, qoftë edhe shkarazi kur flasim për artin e teatrit shqiptar. Aleksandër Moisiu është shpësh sinonim me artin, teatrin si dhe me legjendën e filmografisë përtej kufijve tona.

Pak nga jeta e Aleksandrit

Aleksandër Moisiu njihet në botën ndërkombëtare të filmit si Reison Gjaci. Ai u lind më 2 Prill të vitit 1879 në Kavajë, Shqipëri por jetoi në Vjenë të Austrisë. Me ndihmën e Jozef Kainc ai shkoi në Vjenë në moshën 19 vjeçare ku edhe filloi karrierën e tij si aktor me role të vogla fillimisht, në Teatrin Burg.

Aleksandër Moisiu

 Pastaj u angazhua edhe në Pragë dhe Berlin, ku edhe u pranua në seminarin e Max Reinhardt i cili e dërgoi në një turne në Petersburg. Atje luajti rolin e Edipit për të cilin mori shumë lavdata, të cilat e ndihmuan që më pas të angazhohej edhe në vendet e tjera të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Arti i teatrit 

Fusha e veprimit të Aleksandër Moisiu përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”.

Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”). Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut luajti rolin kryesorë  në “Jedermann”. 

Çfarë e bënte të veçantë Aleksandrin?

Aleksandër Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së parë Botërorë si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. 

Foto e Aleksander Moisiut

Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it. Nga viti 1910 e deri në vitin 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Tragjedia e artistit dhe braktisjes nga shteti Shqiptar

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes. Vdekja e mori më 23 Mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tesin -it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij nuk e vizitoi kurrë Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij, Maria Moisiu, ishte një austriake nga Vjena kurse Aleksandër Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “Komisar Rex”.

Aleksandër Moisiu dhe filmografia

Aleksandër Moisiu përveç roleve nëpër shfaqje dhe pjesëmarrjes nëpër programe të ndryshme, ai ishte shumë i pranishëm edhe në film. Disa nga filmat ku ai ka luajtur role të rëndësishme janë: