Kërkoni film romantik? Ja disa sygjerime!

nga Argjenda Selmani

Çdo vit qindra filma të ri shfaqen në ekranet e kinemave. Shumë prej tyre i takojnë edhe zhanrit romancë. Kështu që nëse po kërkoni një film romantik për ta parë në një mbrëmje të qetë, ne kemi disa sygjerime adekuate për ju!

Të gjithë këta filma të rinj, të publikuar muajt e fundit, janë vlerësuar maksimalisht nga audienca. Prandaj ju nuk do të zhgënjeheni me asnjërin prej tyre! Ju mjafton të zgjidhni një dhe të shijoni mbrëmjen tuaj deri në maksimum.

‘The right one’

Ky film i publikuar në shkurt të këtij viti do t’ju mbajë të mbërthyer pas ekranit me disa kthesa që merrë ngjarja. Shkrimtarja e re Sara e gjenë vetën në një situatë të papritur kur provon ta kalojë bllokadën artistike që e ka kapluar. Ajo rrezikon ta humbas dashurinë e saj. Ashtu si tregon edhe titulli i filmit, ‘The Right One’, gjetja e ‘të duhurit’ është shumë me rëndësi! Për të mësuar më tepër, ju duhet t’ja jepni një mundësi këtij filmi! Nuk do të zhgënjeheni!

‘To All the Boys: Always and Forever’

Të gjitha gjërat e mira marrin fund. Kështu edhe triologjia e Netfilx. Megjithatë pas dy pjesëve të para të shumë të suksesshme, edhe kësaj here filmi ‘To All the Boys: Always and Forver’, u mirëprit nga audienca. Këtë herë ka një pengesë të madhe. Një pengesë që si duket do t’i mbajë larg protagonistët Lara Jean Covey dhe Peter Kavinsky. Në përfundim të shkollës së mesme të dy kanë plane të ndryshme për universitet! Juve ju mbetet të shihni se si zhvillohet romanca e tyre!

‘The Last Letter From Your Lover’

Nëse e keni parë filmin ‘Me Before You’ dhe e keni adhuruar atëherë ky është filmi i duhur për ju! ‘The Last Letter From Your Lover’ është bazuar në librin e të njëjtës autore, Jojo Moyes. Një histori dashurie interesante që zbërthehet përmes letrës që gjindet disa vite më vonë! Si gjithmonë, historitë e shkruara nga Jojo Moyes, arrinë të lënë një shije të ëmbël, pa marrë parasysh rrethanat dhe peripetitë që i përshkojnë. Mos prisni më tepër, mbërthehuni para ekranit me këtë film romantik të jashtëzakonshëm!

‘Cindirella’

Sigurisht, përralla klasike e Hirushës është përshtatur për ekranin afërsisht një miliard herë. Mirëpo këtë herë, është një muzikal me Cabello në rolin kryesor (debutimi i saj në film!). Me kastin fantastik, kostumet e zgjedhura me shumë kujdes, e mbi të gjitha me muzikën e punuar eknas për këtë pershtatje filmike të përrallës që të gjithë e duam, ky version ka arritur t’i jap freski historisë së Hirushës. Ndoshta ribërjet nuk janë aq të këqija në fund të fundit!

‘Marry me’

E kush nuk i shijon filmat që për protagoniste kanë yllin e famshëm Jennifer Lopez! Rilindja e J.Lo po vazhdon edhe në kinematografi dhe ne jemi këtu për ta shijuar! Në filmin ‘Marry me’ ajo është një yll i popit që mëson se partneri i saj brenda dhe jashtë skenës Bastian (Maluma) e ka tradhtuar, duke e shtyrë atë të pranojë propozimin për martesë të një fansi në një nga koncertet e saj. Ngjarja zhvillohet në mënyrë tejet interesante dhe jemi te bindur se edhe ju do ta shijoni!