Fotot e javës – puna nga shtëpia

nga Kaltrina

Ditët në izolim pa ndonjë aktivitet mund të jenë shumë të mërzitshme. Puna nga shtëpia është një fat që shumë pak veta e kanë.

Në dua.com, si ekip jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Një prej gjërave kryesore që po na mungon këto ditë, janë pauzat e përbashkëta dhe bisedat gjatë pushimeve të drekës. Megjithatë, edhe puna nga shtëpia nuk ka qënë keq. Përzier me kreativitet, një kafe, rregull dhe disiplinë, ekipi i duas di të japë produktivitet edhe në karantinë.

Prandaj u kemi kërkuar atyre të na dërgojnë fotografi nga ambienti i tyre i punës nga shtëpia. Pranuan me kënaqësi dhe na i dërguan ato sigurisht pa asnjë filtër. Fotografitë që kemi pranuar, na kanë kthyer buzëqeshjen, kështu që po i ndajmë me juve, për tu frymëzuar sado pak me energjinë e ekipit tonë.

1.

puna nga shtëpia per Anesën

Pamja më inspiruese e ditës së Anesës.

2.

Stefani me femijet

Shefi, i cili është fans i futbollit kosovar dhe Stefani.

3.

puna nga shtëpia apo pushim

Ai momenti kur të merr malli për plazhin, mirëpo je në karantinë!

4.

Vigani në pizhame

Dizajneri grafik i dua.com, nuk e mohon aspak dashurinë e tij për pizhamet.

5.

puna nga shtëpia

Shikimi i tepërt i filmave gjatë izolimit, përfshirë Snowden, sjellë pasoja. Mbyllja e kamerës = niveli master!

6.

puna nga shtepia

Puna nga shtëpia kur ke fëmijë! Lioni i vogël është definitivisht shembull i koncentrimit në punë.

7.

Librat nuk janë vetëm për t’u lexuar! #likeaboss

8.

Në zyre i pëlqen rregulli, puna dhe të buzëqeshë në foto. Njejtë po duket edhe në shtëpi.

9.

puna nga shtepia

Si ka përfundu termometri në vazon e luleve?

10.

puna nga shtepia

Programer me orar të plotë. Në pauzë punë burrash.

11.

puna nga shtepia

Ju prezantoj me pamjen time qe 1 muaj.

12.

puna nga shtepia

Direkt nga karantina e Bllokut të Tiranës.

puna nga shtepia

Edi, gjithmonë i rregullt.

13.

puna nga shtepia

Edhe në izolim, arrinë ta mbajë pozitivitetin në nivel.

14.

puna nga shtepia

Çokollatat afër sepse nuk ka dietë në karantinë.