Fuqia e së tashmës – libri që ju bën ta shihni jetën ndryshe!

nga Argjenda Selmani

Fuqia e së tashmës është libri që ju duhet nëse po mendoni të ndryshoni jetën tuaj për të mirë! Një udhërrëfyes i mrekullueshëm që do t’ju bëjë të reflektoni mbi esencën e vërtetë të jetës.

Prandaj, nëse po kërkoni një libër inspirues mund të themi lirisht se kërkimi i juaj mbaron këtu! Merrni dhe lexoni këtë libër dhe do të bindeni vetë! Më poshtë ne po përmendim vetëm disa grimca nga gjërat që libri Fuqia e së tashmës ju mëson.

E tashmja është gjëja më e çmuar që kemi

Sipas autorit Eckhart Tolle, momenti i tanishëm është gjëja më e çmuar që ne të gjithë kemi. Sipas tij, si njerëz ne jemi të prirur të fokusohemi pas shqeëstësimeve tjera. Për këtë arsye ne harrojmë të jetojmë në momentin e së tashmës. Madje sipas tij, gjëja më e çmuar nuk është koha që kemi. Mirëpo momenti i tanishëm. Po ti, sa shpesh e gjen vetën të proekupuar për të ardhmen e largtë, pa arritur të fokusohesh në të tashmen? Ky libër të mundëson pikërisht këtë gjë.

Sala Ahmetaj

Jini i panishëm në momentin që po e jetoni – kjo është fuqia e së tashmës

Sa prej jush ju ndodh të jeni në një takim, mbledhje familjare apo akivitet, por mendja juaj nuk është aty? Shumë shpesh e humbim fillin në bisedën që po zhvillojmë. Të proekupuar me shqetësime të tjera që lidhen me jetën tonë, ne harrojmë ta jetojmë momentin. Kjo është këshilla kryesore që libri na jep: Të mos harrojmë të jetojmë momentin. Vetëm kur të jemi të pranishëm 100% në momentin në të cilin po e përjetojmë, ne arrijmë ta shijojmë jetën në esencë.

Jeto në të tashmën, li pas të kaluarën!

Me fjalë të tjera, sipas autorit të këtij libri, që lexohet në dhjetra gjuhë të botes, ky është çelsi i suksesit. Në mënyrë që të jetojmë një jetë të lumtur duhet thjeshtë ta lëmë as të kaluarën dhe të përjetojmë të tashmën. Për shumë prej nesh, kjo nuk është një gjë e lehtë. Jemi të ngërthyer nga kujtime e së kaluarës. Sidomos nga ato ngjarje të hidhura që lënë gjurmë të kqëija tek ne. Në anën tjetër, jemi në ankthin e së ardhmës.  Libri e shpjegon se pse dhe si këto të dyja duhet të lihen pas, në mënyrë që jeta të jetohet e plotë! Vetëm kur të arrijmë ta kuptojmë rëndësinë e kësaj gjëje, do ta kapim thelbin e këtij libri.

Fuqia e së tashmës insiston të përqëndroheni në gjëra pozitive

Është në natyrën njerëzore të mbrohemi, dhe në këtë mënyrë instinktivisht përqendrohemi në gjërat negative që mund të ndodhin më shumë sesa ato pozitive që po ndodhin. Kur kjo nuk është në kontroll, mendjet tona janë të mbushura me mendime negative shumicën e kohës, duke u bërë shkak i ankthit, zemërimit, hidhërimit, dëshpërimit, apatisë dhe pashpresisë. Në fakt, kur vazhdimisht mendoni për gjëra negative, filloni t’i tërhiqni ato. Kështu, Eckhart na inkurajon ta ndryshojmë këtë perceptim, duke menduar pozitivisht për të përjetuar pozitivitet. Bëni më të mirën tuaj për të mos u ankuar.