Gjashtë gjëra që një çift duhet t’i bëjë para martesës

nga Argjenda Selmani

Mendoni se keni gjetur të duhurin dhe jeni gati të kaloni pjesën tjetër të jetës tuaj me të? Gëzohemi! Megjithatë para martesës, janë disa gjëra që duhet t’i shtjelloni mirë!
Para se të thoni “Pranoj”, sigurohuni që t’i bisedoni dhe t’i bëni disa gjëra për t’i dhënë martesës tuaj shansin më të mirë të mundshëm. Më poshtë ne po përmendim vetem disa tema që duhet diskutuar, apo disa aktivitete që duhet bërë, para ditës së madhe!

Të kalojnë një grindje të madhe

traveling to rome

Kjo mund t’ju duket e çuditshme, mirëpo është shumë e rëndësishme që para se të marrim një vendim të madh si martesa, të kalojmë si çift një grindje. Dihet se është e pamundur që mes një çifti të mos ketë kurrë keqkuptime, grindje apo edhe konflikte. Mirëpo gjithmonë është e mundur të gjinden një rrugë bashkëpunimi.
Ka shumë rëndësi të njihni më mirë partnerin tuaj. Kjo bëhet edhe gjatë diskutimeve më të ashpëra. Në këto raste ju shihni një anë tjetër të tij dhe vendosni se a është diçka që mund ta përballoni, apo jo.

Të udhëtojnë bashkë

Udhëtimet përpos që shërbejnë për tu kënaqur së bashku dhe për tu relaksuar, ato ju mundësojnë edhe të njihni më mirë partnerin. Prandaj ka shumë rëndësi që të udhëtoni aq sa mundeni me partnerin tuaj. Duke kaluar ditë të plota së bashku ju njiheni më mirë më partnerin apo partneren tuaj. Ju menaxhoni së bashku situata të ndryshme dhe krijoni kujtime që do t’ju mbajnë të lidhur me njëri-tjetrin edhe më shumë.

T’i gjinden njëri-tjetrit në kohë të vështira

in love

Personi me të cilin planifikoni të martoheni duhet pikë së pari të jetë miku apo mikja juaj më e mirë. Ju duhe ta përkrahni njëri-tjetrin në ditë të mira, e veçanërisht në ditë të vështira.  Prandaj para se të martoheni me dikë, mendoni se a keni arritur të krijoni këtë llojë lidhje. Si është sjellë partneri apo partnerja juaj gjatë një momenti të vështirë që këni pasur në jetë? A ju ofron ai/ajo përkrahjen për të cilin keni nevojë?

T’i dinë të metat e njëri-tjetrit

Asnjë nga ne nuk jemi perfekt. Të gjithë kemi të metat tona, dikush më shumë e dikush më pak. Ka rëndësi që disa prej këtyre veseve dhe të metave të partnerit apo partneres t’i dimë para marteses. Ne duhet të bëjmë kompromise dhe shpesh herë të tolerojmë disa gjëra mirëpo është shumë me rëndësishme ta njohim njëri-tjetrin dhe të arrijmë ta kuptojmë!

Të definojnë disa plane dhe rregulla

married couple bride and groom

A dëshiron partneri/ja juaj fëmijë? Po ju, a dëshironi të keni fëmijë? Nëse po, kur? Sa? Si do t’i rrisni ata? Kjo mund të jetë një nga temat kryesore që duhet t’i diskutoni së bashku para se të martoheni. Përpos kësaj ka edhe disa tema si: Ku do të jetoni? A do të jetoni vetëm? Si do të kordinoheni për punet e shtëpisë?, etj.

Të flasin për paratë

Në fund të fundit, paratë determinojnë shumë gjëra në jetën tonë. Një çift i ri është një familje e re. Para martesës duhet të definohen edhe gjërat financiare. Diskutoni se sa do të fitoni të dy së bashku. Si do t’i shpenzoni ato para? Cili do të jetë plani juaj i kursimeve? A keni ndonjë plan B në rast se ndodheni në një situatë të paparashikuar?, etj. Këto gjëra do t’ju ndihmojnë kur të filloni jetën e përbashkët martesore.

dua Marketplace banner