Gjashtë llojet e shoqeve dhe shokëve që ju duhen në jetë

nga Argjenda Selmani

Për të jetuar një jetë të gjatë e të lumtur ju duhet një diversitet i shoqeve dhe shokëve. Përveç familjes dhe dashurisë, shoqëria janë gjithmonë një sistem i përkrahjes. Janë një nga të mirat e jetës.

Mirëpo cilët janë llojet e shoqeve dhe shkokëve që i hasim më së shpeshti në jetë? A keni menduar ndonjëherë cilat janë karakteristikat e miqve që ju rrethojnë? Më poshtë më po ju sjellim gjashtë llojet e shoqeve dhe shokëve që ju duhen në jetë. Lexoni me kujdes se pse ju duhet secili prej tyre. 

Një shok apo shoqe të ngushtë dhe besnike

Në jetë ju duhet të keni një shok apo shoqe e e njihni shumë gjatë. Idealja është një nga fëmijëria. Dikush që ju njeh me rrënjë dhe ju e njihni gjithashtu.

Këta janë shokët më besnikë. Njerëzit që ju duhen për ditë të vështira. Te kesh një të tillë është bekim.

Një shok apo shoqe burtalisht të sinqertë

Ka shumë rëndësi që të jemi të rrethuar të paktën nga një person që nuk  i vije keq të na thotë në fytyrë se po gabojmë. Dikush që është i drejtperdrejtë dhe i sinqertë gjithmonë me ne.
Që nuk na merr me të mirë edhe kur nuk jemi duke vepruar drejt. Pra një shok apo shoqe që nuk ju kursen por ju thotë gjërat ashtu siç janë edhe jur juve nuk ju pëlqen t’i dëgjoni.

Një shok apo shoqe nga një kulturë tjetër

girlsNë mënyrë që mendja juaj të jetë më e hapur dhe ta pranojë me lehtë një realitet tjetër ju duhet një shok apo shoqe nga një kulturë e huaj. Kjo nuk do të thotë ta bëni shok të parin të huaj që njoftoni. Natyrisht miqësia lidhet në bazë të gjerave dhe interesave të përbashkëta. Mirëpo kur keni në rrethin tuaj dikë që flet si gjuhë amtare një gjuhë tjetër dhe ka një kulturë tjetër, do të jeni më mëndjehapur për gjithçka.

Një shok apo shoqe që është krejt e kundërta e juve

Në vend që ta rrethoni veten vazhdimisht me njerëz me ide të njëjta si ju, përpiquni të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të miqësoheni me njerëz që mbajnë pamje të kundërta. Ata do t’ju ndihmojnë të hapni sytë tuaj drejt pikëpamjeve të ndryshme të botës. Kështu do të mësoni të pranoni njerëz që nuk e shohin botën saktësisht ashtu siç e shihni.

Një fqinjë që është edhe shok i mirë

friendsFatkeqësisht sot shumica e njerëzve nuk i njohin fqinjtë e tyre. Mirëpo te kesh fqinjë një person me të cilin mund të jesh edhe shok apo shoqe e mirë është bekim. Për çfardo që të ndodh ata janë afër jush. Ju mund te ndihmoni njëri-tjetrin në gjëra të vogla e të mëdha. Ata janë aty kur tu kujdesur për shtëpinë tuaj kur ju ikni në pushim. Ju i gjindeni njëri-tjetrit në çdo rrethanë.

Një shok apo shoqe nga puna

Nëse punoni 8 orë a më tepër i bie që shumicën e kohës ta kaloni në vendin e punës. Studimet thonë se sa më të izoluar në punë të jemi aq më shumë kemi shanca të bëheni depresiv. Prandaj është shumë e rëndësishme që në mesin e kolegëve tonë të punës të kemi dikë që e konsiderojmë mik të afërtë. Dikë që na bën të qeshim dhe dikë me të cilin mund të ndajmë edhe problemet e hallet tona që i kemi jashtë zyrës.