Gjashtë mënyra se si të lidheni me fortë me partnerin tuaj

nga Flogerta Driza

Shpesh herë mendojmë se ekziston ndonjë sekret se si të lidheni me fortë me partnerin tuaj. Po a ka vërtet një të tillë? Kur shohim një çift të lumtur mendojmë që ose janë në fillim të marrëdhënies së tyre, ose sapo janë martuar.

Mirëpo, asnjë marrëdhënie nuk është perfekte. Shpesh ka disa veprime apo mënyra se si partnerët i shfaqen njëri-tjetrit dhe kjo i lidh edhe më shumë. Ndonjëherë gjeste të vogla, i afrojnë partnerët në një çift aq shumë saqë ruan efektin e një dashurie të sapoçelur, edhe nëse kanë vite së bashku.

Prekni ballin e njëri-tjetrit

lidheni me dashuri

Foto: Freepik

Ndoshta do t’ju duket si një ide e çmendur, por provojeni. Puthitni ballin e njëri-tjetrit për një minutë ose dy. Është një ndjenjë shumë e fuqishme që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Do ta kuptoni këtë ndjenjë pasi ta keni provuar.

Vështroni në sytë e njëri-tjetrit

Përsëri, kjo është dicka e thjeshtë por që ndez tek ju ndjenja shumë të thellë. Kur është hera e fundit që ju të dy keni vështruar në sytë e njëri-tjetrit? Kjo është arsyeja pse kjo frazë duket klishe, por në të vërtetë është një nga mënyrat më të vjetra në kohë se si çiftet janë dashuruar. Vështrimi në sy është një gjest tepër intim. Provojeni dhe do ndiheni edhe më të lidhur me njërit-tjetrin.

Përqafohuni gjatë

perqafohuni

Foto: Freepik

Shumicën e kohës, kur përqafojmë, është e shpejtë sepse një person (ose të dy) janë me ngut. Merreni të paktën një minutë të plotë për ta përqafuar njëri-tjetrin. Shtrëngojeni partneren dhe thjeshtë jini prezent në atë moment. Ndjeni frymëmarrjet tuaja dhe rrahjet e zemrës, kjo do t’ju afroj më tepër.

Thuaj “të lutem” dhe “faleminderit”

Disa njerëz thonë që kur jeni në një mardhënie, nuk keni nevojë të thoni ‘të lutem’ dhe ‘faleminderit’ sepse personi tjetër tashmë e di që ju e vlerësoni. Por, kush nuk pëlqen të ndihet i vlerësuar? Kjo është një mënyrë e shkëlqyer që të lidheni dhe t’i jepni më shumë konsideratë partnerit tuaj. Trajtojeni me respekt absolut sa më shumë të jetë e mundur, duke thënë ‘faleminderit’ për të gjitha gjërat që ai bën dhe ‘të lutem’ kur bëni një kërkesë.

Kërkojini partneres/partnerit tuaj të martohet me ju çdo ditë

lidheni duke dashur

Foto: Freepik

Këtë në fakt e bëj edhe vet në marrëdhënien time. Çdo ditë i them partnerit tim a do të martohet me mua, dhe ai thotë gjithmonë po. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për t’i rikujtuar partnerit tim se e dua dhe se jam edne e përkushtuar ndaj tij. Provojeni dhe ndoshta ka po të njëjtin efekt. Mos harroni se duhet të vij natyrshëm dhe e ndjerë nga zemra juaj.

Gjithmonë gjeni kohë të jeni vetëm në praninë e njëri-tjetrit

Nëse jeni të dy të angazhuar me punë, ta paktën një ditë në javë dedikojani njëri-tjetrit. Fikni telefonat, lëreni punën, dhe dilni në një takim, një darkë, ose në kinema. Dilni një shëtitje në natyre dhe pini birra së bashku. Gjithçka që dëshironi, vetëm mjafton të kaloni pak kohë me njeriun tuaj të zemrës dhe të lidheni më shumë me njëri-tjetrin.

dua Marketplace banner