Gjashtë rregulla për takimin e parë

nga Argjenda Selmani

Kur takohesh për së pari herë me dikë në një farë forme vendos se a do të shihesh sërish me të apo a jo. Ka disa rregulla për takimin e parë që na ndihmojnë që gjërat të shkojnë siç duhet. 

Pasi jemi njoftuar online ose përmes shoqërisë me dikë që na pëlqen dalja e parë se bashku do të thotë shumë për ne. Për këtë arsye duhet të përpiqemi të lëmë përshtypje të mira. Për të arritur këtë duhet t’i ndiqni disa rregulla për takimin e parë.

 Mos u vononi

Përpiquni të tregoheni të saktë dhe mos të vonoheni. Askujt nuk i pëlqen të lihet në pritje për takimin e parë. Prandaj planifikoni më herët të gjitha gjërat. Shfaquni në kohë dhe buzëqeshni. Prezantohuni ashtu si e ndieni dhe shijoni takimin tuaj.

Largojeni telefonin

Në ditët e sotme të gjithë e përdorim shumë telefonin. Mirëpo ka shumë rëndësi që kur jemi duke kaluar kohë me dikë, ta respektojmë duke shmangur përdorimin e panevojshëm të telefonit. Në kohët moderne kjo është rregulla për takimin e parë. Shamng përdorimin e telefonit.

Dëgjojeni partnerin tuaj

Pa marrë parasysh a po ju pëlqen apo jo personi me të cilin keni dal në takim, bëhuni të vëmmendshem.  Dëgjoni mendimet, idetë dhe bisedën në të cilën po merrni pjesë. Tregoni respekt për të dhe për kohën qe ka ndarë për ju. Jepni kontributin tuaj në bisedë.

Shprehuni hapur 

Cilat do qofshin qëllimet apo pikëpamjet tuaja për jetë, shprehni hapur ato. Kjo është një nga ato rregulla për takimin e rregulla per takimin e pareparë që duhet t’i respektoni gjithsesi. Nuk ka arsye të ndiheni të ndrojtur apo të tregoheni dikush që nuk jeni. Shfaqeni vetën ashtu si ndiheni rehat dhe jepni mendimin tuaj, pa ofenduar.

Bëni pyetje

Që biseda të jetë më atraktive ju duhet të bëni pyetje. Pyesni gjëra që lidhen me profesionin, shkollimin, hobin, familjen etj. Kujdes të mos bëni pyetje shumë personale në mënyrë qe të mos e kaloni kufirin. Me pyetje do ta mbani bisedën gjallë.

Mos flisni për ish-in tuaj

Kjo nuk është vetëm rregulla për takimin e parë por edhe për disa takime të tjera. Nuk është gjë e mirë të lini përshtypje se ende e keni mendjen te ish-i juaj. Kjo do të thotë se ju nuk jeni ende gati të ecni përpara. Prandaj mos e merrni shembull as për të mirë as të keqe.