Gjashtë Traditat e Vitit të Ri që i bëjnë vetëm shqiptarët

nga Flogerta Driza

Cilat janë traditat e Vitit të Ri që i bëjnë vetëm shqiptarët? Festa e Vitit të Ri ka qënë gjithnjë një nga festat më të mëdha në kulturën tonë, ashtu si edhe në kulturat e tjera. Mirëpo, ka nga ato tradita që janë kaq tipike të tonat saqë nuk ngjasojnë me asnjë kulturë tjetër përrëth. 

Përmbushja e këtyre riteve sa të lodhshme aq edhe argëtuese, nis të paktën një javë para ditës së fundit të dhjetorit. Sot do t’ju sjellim këto tradita dhe ju ftojmë të na shkruani nëse keni ndonjë rit tjetër që është specifik vetëm për zonën tuaj.

Pastrimi i shtëpisë me themel

Traditat e Vitit të Ri

Dihet se shqiptarët janë një popull tepër i pastër, mirëpo kjo shkon në ekstrem javën e fundit të dhjetorit. Është një supersticion i vjetër që nëse viti i ri nuk të gjen të pastër e të begatë, gjithçka do t’ju ecë ters. Ndaj, shqiptarët e kanë zakon të nisin pastrimin me themel e çdo cepi të shtëpisë.

Duke nisur nga dritaret, mobiljet, perdet e mundësisht edhe çdo orendi të bufesë. Viti i Ri duhet t’i gjej shtëpitë të pastra deri në themel nëtë kundërt do t’ju mbys pislliku gjithë vitin.

Tryeza plot me ushqime

Traditat e Vitit të Ri

Edhe pse zakonisht nuk konsumojmë shumë ushqime, nata e vitit të ri duhet me patjetër ta gjej të mbushur plot e përplot. Pasi keni mbyllur darkën e festës, tavolina pastrohet e shtrohet sërish. Nuk mjafton vetëm mishi i gjelit të detit mbi tryezë, por duhen shtruar edhe dy-tre lloje të tjera mishi që në fund të fundit, askush nuk i prek. Fruta, pije apo edhe salca të ndryshme. Në tryezë nuk duhet të mungojë asnjë lloj alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme është të jene aty. Tavolina plot përkthehet në begati për vitin që po vjen.

Bakllavaja dhe përsheshi me mish gjel deti

Mishi i gjelit të detit konsumohet në periudha të ndryshme në kultura të tjera, por në Shipëri, dita e tij e shënuar është nata e vitit të ri. Ndërsa, përsa i përket embëlsirës, bakllavaja është domosdoshmëri.

Ajo përgatitet shumë ditë para festës dhe disa zonja ende preferojnë ta gatuajnë vetë. Një nga traditat e vitit të ri është ruajtja e bakllavasë së paprekur e të regjur mirë deri natën e fundit të vitit.

Lufta e fishekzjarrëve

Edhe pse cdo vit bashkitë vendase përpiqen që ta eliminojnë këtë praktikë të rrezikshme, është thuajse e pamundur ta c’rrënjosësh këtë luftë mes fqinjësh. Duke nisur nga dritaret, ballkonet e kudo të munden, shqiptarët tregojnë me padurim arsenalin e pafundmë të fishekzjarrëve në shtëpi. Ishin më të bukura se ato të fqinjëve? S’ka problem, në 1 janar do t’i hedhim sërish e nëse është e mundur, edhe 3 ditë pas natës së madhe.

Festa dhe Kush do të hyj i pari në shtëpi

Tani më e dimë të gjithë – “ Deri në mesnatë me familjen, pas mesnate me shoqërinë. Sa i përket mëngjesit, nuk dihet se ku na gjen pasi të jemi dëndur mirë me alkol. Sa i përket supersticionit të pavdekshën se kush të hyn i pari në shtëpi të sjell fatin e vet. Thonë se kur të hyn një djalë i vogël, viti do të shkojë mbarë. Zakonisht kjo bëhet me dakortësi mes të mëdhenjve të shtëpisë. Këta të fundit e udhëzojnë fëmijën të hyj me këmbën e djathtë që mbarësia të shkojë deri në fund.

Kujt do t’i bjerë leku në byrek?

Kjo është një tjetër traditë e cila plas luftën mes anëtarëve të shtëpisë. Zakonisht nëna që gatuan byrekun, duhet ta mbaj sekret vendodhjen e lekut. Fëmijët e ruajnë me fanatizëm momentin e prerjes së byrekut. Pse? Që mamaja të mos ia jap pjesën me lek fëmijës së saj të preferuar. Ky moment është tipik vetëm në kulturën tonë. Sjell sa të qeshura aq edhe luftë konkurimi mes fëmijëve të familjes.