10 gjërat e çuditshme që bëjnë çiftet kur jetojnë së bashku

nga Flogerta Driza

Gjërat e çuditshme që bëjnë disa çifte ndoshta do t’ju lënë pa fjalë. Mirëpo, duhet të kuptoni se pas disa vitesh me të njëjtin person, kufijtë mes jush fillojnë dhe shkrihen. Dinamika midis partnerëve që jetojnë prej vitesh së bashku mund të jetë e vështirë të shpjegohet.

Marrëdhëniet afatgjata ju ekspozojnë jo vetëm të mirat dhe të këqijat e partnerit tuaj, por edhe gjërat e çuditshme që bëni ndaj njëri-tjetrit. Disa nga këto gjëra janë të çuditshme në krahasim me kufijtë e përgjithshëm të hapësirës personale. Këtu po ju tregojmë disa shembuj:

cifti

– A kërkoni që partneri juaj t’ju ​​sjell letër higjienike, ndërkohë që jeni në tualet sepse keni harruar ta merrni?
– A rastis që kur bëni maska fytyre për veten përfshini edhe partnerin tuaj? Duket e çuditshme, mirëpo është zakon mes shumë çiftesh.
– Ose ju dhe bashkëshorti juaj kafshoni njëri-tjetrin për hobi ose për të shakarkuar nervat. (Mos pyet!)

Kështu që më poshtë po ju tregojmë disa nga gjërat e çuditshme që bëjnë çiftet në marrëdhënie afatgjata: 

1. Ndershmëri brutale

Në fazat e para të një marrëdhënieje, shpenzoni shumë kohë duke diskutuar për bukurinë e partnerit tuaj. Mos u çuditni kur kjo lajkë të zbehet. Para se ta kuptoni, të gjitha ato komplimente do të kenë po aq fyerje. Partneri do t’ju tregojë se sa të këqija janë zakonet e tua të pastrimit dhe e dini se si ndihet ai për prerjen tuaj të re të flokëve. Do t’i dëgjoni të gjitha. Mos u shqetëso, vjen nga dashuria, sepse duan të shohin versionin tuaj më të mirë.

2. Shaka të çuditshme që i dini vetëm ju

gjërat e çuditshme

Ndonjëherë kjo lidhet me emrat e çuditshëm që thërrasim partnerët tanë. Herë të tjera mund të jetë një referencë për një film që keni parë së bashku. Shakatë që i dini veç ju – vijnë papritur, dhe momenti më i çuditshëm është kur qeshni dhe askush nuk e kupton çpo ndodh.

3. Diskutoni hapur për seksin

“E mban mend atë kohë” sjell në vëmendje shumë momente dhe kujtime të çuditshme me partnerin tuaj. Dhe ndonjëherë, ju lejon të flisni për seksin në publik. Flisni duke parë njëri-tjetrin e duke qeshur në mënyrë djallëzore. Nuk ka rëndësi vendi. Jemi të sigurt që çdo çift e ka një moment të tillë. 

4. Kryeni nevojat tuaja me derën e tualetit hapur

Kjo gjë nuk është e çuditshme aq sa është e neveritshme, por ja që ndodh. Dhe nuk është turp. Shumë çifte që shkojnë në tualet me derë të hapur. Sidomos ku jeni një çift që jetoni prej shumë kohësh me njëri-tjetrin, por nuk keni ende fëmijë. 

5. Ajo të pret flokët ti e depilon

gjërat e çuditshme

Tani, kjo është diçka që nuk ndodh shpesh mes çiftesh, por ka nga ata që e kanë kaluar këtë kufi. Në rastet kur partnerja juaj është shtatëzane kjo gjë ndodh, mos u habisni. Quajeni si të doni, rehati e tepruar apo diçka e neveritshme, megjithatë ka çifte që nuk e kanë problem.

6. Shtypni puçrat e njëri-tjetrit

Vetëm të menduarit të bën të vjellësh, por në një moment në marrëdhënie, ke për ta bërë dhe nuk do neveritesh. Madje, ka mijëra hulumtime që tregojnë se jo vetëm është diçka mëse e zakonshme, por edhe do t’ju pëlqejë si rutinë. Hmm a doni të shtoni më?!

7. Tallni njëri-tjetrin

Disa çifte e bëjnë këtë gjë shpesh herë, madje, kaq shpesh saqë nuk lejoni kënd tjetër ta bëj përveç jush. E keni parasysh shprehjen “Heeej, vetëm unë kam të drejtën të tallem me të metat e saj, askush tjetër.”  Pastaj, nëse nuk e bëni këtë gjë, kemi dyshime: A jeni edhe në një lidhje apo jo?

8. Keni pseudonime të çuditshme

cifte qe flasinAskush nuk e di saktësisht se nga vijnë këto pseudonime, por shumë herë, përdoren kaq rëndom, sa edhe miqtë ua kanë mësuar këto nofka. Jo vetëm kjo, por pas njëfarë kohe harroni emrin e partnerit, saqë edhe kur diskutoni me nerva e thërrisni me nofkën tuaj të preferuar. Imagjino sa zbutet situata. 😀

10. Ndani më shumë informacion seç duhet me partnerin tuaj

Pas një viti ose më shumë së bashku, shanset janë që të diskutoni rastet kur jeni sëmurë keq, për të vjellat apo diarrenë që patët para një dite. Mund t’ju duket e neveritshme tani, por ja që është diçka tepër e zakonshme, sidomos kur jetoni së bashku. Madje, kur jetoni për më shumë se 5 vjet, bisedat tuaja do kenë të bëjnë më tepër me çfarë ke ngrënë sot në mëngjes që të hoqi barku, për gromësimat, apo edhe për erën e çorapeve, sesa tema të tjera. Me pak fjalë bëheni si dy binjakë por që s’keni asnjë lidhje me gjaku me njëri-tjetrin.

Kur jeni bashkë prej shumë kohësh, a ka ndonjë gjë të tillë si “shumë informacion” apo gjëra të çuditshme mes jush Sigurisht që jo, themi ne. 🙂

dua Marketplace banner