Gjuha shqipe – dialekte, gramatika dhe shprehjet!

nga Argjenda Selmani

Gjuha shqipe është një gjuhë e izoluar indoevropiane. Gjuha shqipe nuk i përket asnjë dege tjetër brenda grupit. Sot në botë më shumë se 8 milionë njerëz flasin shqip.

Shqipja shtë gjuha zyrtare e Republikës së Shqipërisë dhe e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, disa komunitete shqiptare e flasin këtë gjuhë, pavarësisht se ku jetojnë. Si në Maqedoninë perëndimore, Malin e Zi jugor, Serbinë jugore, Greqinë jugore, Italinë, Siçilinë dhe Ukrainën.

Toskë dhe Gegë – Dialektet e gjuhës shqipe 

Lumi Shkumbin në Shqipëri e ndan vendin në dy zona dialektore. Dy dialekte kryesore të shqipes janë toskërishtja dhe gegërishtja. Shqipfolësit kuptohen mes vete, përkundër  dallimeve të rëndësishme gjuhësore midis të dyjave. Për një të huaj kjo gjë mund të jetë pak më e vështirë.

gjuha shqipe

Toskërishtja flitet nga rreth 3 milionë njerëz në jug të lumit Shkumbin. Shqipja standarde bazohet  kryesisht në dialektin toskë. Toskërishtja ka tre lloje: arbëreshe që flitet në Itali, arvanitika në Greqi dhe toskërisht në Shqipëri.

Në anën tjetër, gegërishtja flitet nga 2.8 milionë njerëz në veri të lumit Shkumbin. Flitet edhe në Serbi dhe Mal të Zi. Gjithashtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjuha standarde shqipe u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit më 20 deri në 25 nëntor 1972. Si rrjedhojë, ajo është një kombinim i dy grupeve dialektore, megjithëse bazohet rreth tetëdhjetë për qind në toskërisht. Tashmë është një standard i pranuar gjerësisht si në Shqipëri ashtu edhe gjetkë. Ndonëse vitet e fundit ka pasur tendenca në rritje për të ringjallur gegërishten letrare.

Gramatika e gjuhës shqipe

Gramatika e gjuhës shqipe ndan disa veçori me gramatikën e gjuhëve të tjera ballkanike, si rumanishtja dhe greqishtja. Është mjaft komplekse. Ka tre gjini të emrave të shqipes. Mashkullore, femërore dhe asnjanëse janë dy numra: njëjës dhe shumës.

Shqipja ka këto rasa: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore. Nga ana tjetër, sistemi foljor i shqipes është jashtëzakonisht i ndërlikuar për shkak të shumë mënyrave, secila prej të cilave ka disa kohë. Foljet pajtohen me subjektet e tyre në vetë dhe numër. Sistemi foljor i shqipes ka këto kategori: Tre veta, dy numra, dhjetë kohë,  dhe gjashtë mënyra. P.sh., bie shi “po bie shi”, rënka shi “pse po bie shi!”

Çfarë fraza mund t’i mësojmë një të huaji që po viziton Shqipërinë?

Nēse takoni njē turist tē huaj qē po viziton vendet shqipfolēse dhe ai apo ajo shpreh dēshirē tē mēsoj shqip, si veproni? Kēshilla jonē ēshtē t’i mēsoni diçka tē thjeshtē. Si pērshembull fjalēn “Faleminderit” ose “Mē falē”. Disa fjalë të tjera të rëndësishme janë edhe “Mirëdita” apo “Përshēndetje”.Pastaj personave tē tillē mund t’ju kryejnē punē edhe fjalēt si “A mund të më ndihmoni?” apo “Si të shkojë në këtë adresë?” apo edhe “Sa kushton?”.

Shkrimtarët më të famshëm shqiptarë

Shqipëria është shtëpia e shumë shkrimtarëve, shumica e tyre të njohur në mbarë botën, si i famshmi Ismail Kadare, autor i Pallatit të ëndrrave dhe disa prej kryeveprave më të mëdha në vend. Megjithatë, Kadare nuk është i vetmi shkrimtar i njohur në Shqipëri. Kjo listë zbulon shkrimtarët më të famshëm të vendit të shqiponjave. Disa prej tyre janë: Dritëro Agolli, Gjergj Fishta, Naim e Sami Frashëri, Pjetër Bogdani, Musine Kokalari, Petro Marko, Fan Noli etj.