Gjuha vizuale – Cili është roli i saj në biznes?

by Flogerta Driza

Pamjet janë ato që na nguliten në mendje. Ne mendojmë me imazhe dhe është Gjuha vizuale ajo që nxit imazhe në mendjen tonë. Pse duhet t’i kushtojmë rëndësi këtij elementi në biznesin tonë? 

Nëse mund të mbillni një pamje pozitive në mendjen e kujtdo që po përpiqeni të bindni, jeni shumë afër të arrini atë që dëshironi.

Një histori suksesi rrjedhojë e gjuhës vizuale

Ja një shembull, se si mjeshtëria e reklamës përmes gjuhës vizuale, shndërroi përgjithmonë zinxhirrin e dyqaneve Starbucks.

Starbucks history Kur Starbucks risolli përsëri CEO-në Howard Schultz pas vitesh rënieje në blerje dhe vlerë, kompania ndryshoi qasjen. Nuk dolën me një reklamë të re si: “Po u rikthehemi rrënjëve tona” ose “Në ju rekomandojmë cilësinë e kafes tonë”, por mbyllën dyqanet në mbarë vendin për tre orë.
Arsyeja ishte e thjeshtë, po rikualifikonin çdo banakier për të parë sa të aftë ishin për të bërë filxhanin e përsosur të kafesë. U kthye në një histori kombëtare lajmesh, dhe mbyllja e dyqaneve nguliti në mendjen e njerëzve – “Se si Starbucks ka një kujdes të jashtëzakonshëm ndaj klientëve.” Ia vlejti barra qeranë!

Ne i kategorizojmë imazhet në formën e simboleve. Një simbol mund të jetë një person, një objekt ose një veprim, por duhet të jetë konkret dhe i prekshëm. Për shembull, politika e imigracionit është konceptuale, ndërsa muret janë diçka që të gjithë mund ta imagjinojnë. Simbolet kanë fuqinë të shndërrojnë bisedën në atë mënyrë që një histori e gjatë nuk mund ta bëj.

Si ndikon gjuha vizuale tek ne?

gjuha vizualeDetyra e gjuhës vizuale është mbjellja e një imazh që ngelet në mendjen e audiencës suaj. Cila deklaratë krijon një pamje më të qartë: “Jam një redaktor i shkëlqyer” apo “Kam vetëm një rregull: Shkruaj një herë, redaktoj tre herë?” – “Jam një menaxher i shkëlqyer projektesh” apo “Nuk largohem nga puna derisa çdo kuti te jetë sistemuar?”

“Gjuha vizuale që ngelet në memorie është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.”

Zgjedhjet tona nuk janë llogjike, por emocionale

gjuha vizuale

Studimet kanë treguar se konsumatorët vendosin më shumë peshë mbi kritikat e njerëzve të thjeshtë për një produkt sesa tek vlerësimet profesionale. Kjo gjë tregon se zgjedhjet tona nuk janë llogjike, por emocionale. Ndaj dua.com ka investuar në krijimin e një logoje e cila lidhet emocionalisht me çdo përdorues. Simboli i shqiponjës, dorështrëngimit(besa) dhe zemrës (që tregon dashurinë = të dua) janë zgjedhur qëllimisht për të përfaqësuar gjithçka çfarë dua përfaqëson si simbol dhe ide.

Kështu që bizneset duhet të vendosin peshën e duhur tek gjuha vizuale si një simbol i fuqishëm që ngelet në mendjen e konsumatorëve dhe lidhet emocionalisht me ta.

Nëse doni të keni sukses, dhe t’ua mbushni mendjen njerëzve se vleni, mendoni për imazhin më të gjallë që arrini të përcjellë idenë tuaj. Kushtojini vemëndjen e duhur dhe jini dëshmitarë të suksesit tuaj.