Gratë regjisore që qëndrojnë prapa filmave nga Kosova

by Argjenda Selmani

Vitet e fundit shumë filma kosovarë kanë arritur sukses brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo a e dini që prapa shumë filmave nga Kosova qëndrojnë gratë regjisore?

Brezi bashkëkohor i filmbërësve në Kosovë dominohet dukshëm nga disa gra të shkolluara brenda dhe jashtë vendit. Gra që me krijimet e tyre kinematografike kanë lënë gjurmë në kulturën tonë. Më poshtë mund të mësoni më tepër për disa prej tyre.

Blerta Zeqiri

Blerta Zeqiri, e lindur në 1979 është një regjisore dhe skenariste kosovare e vlerësuar me çmime. Ajo ka punuar në një numër të filmave të shkurtër dhe me metrazh të gjatë, të cilët kanë marrë pjesë në shumë Festivale Ndërkombëtare. Grate regjisore - Blerta ZeqiriFestivale të tilla si: Sundance Film Festival, Oberhausen International Festival of Short Film, Bradford Film Festival, etj. Filmat e saj kanë fituar çmime në shumë prej tyre. Ajo punon dhe jeton në Prishtinë, Kosovë dhe është një nga gratë regjisore më të suksesshme. 

Filmi i saj i fundit ‘Martesa‘ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.  Filmi tregon se si pënia në dashuri është një rrezik, kur merret parasysh se dashuria kërkon guxim. Mirëpo gjetja e lirisë për të shprehur atë mund të jetë e vështirë kur e keni kaluar jetën tuaj duke u fshehur.

Antoneta Kastrati

Antoneta Kastrati është regjisore e lindur në Kosovë, që aktualisht jeton në Los Angelos. Pasi i mbijetoi luftës së Kosovës në vitin 1999, ajo mori një kamer dhe filloi të bënte filma dokumentarë të shkurtër. Filma që adresonin çështje të diskutuaratë shoqërisë së pasluftës. Ajo ka një master në gazetari dhe komunikim dhe ka përfunduar studimet e regjisë në Institutin Amerikan të Filmit në Los Angelos. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë ‘Zana’ u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Ai ishte edhe propozimi i Kosovës për Oscar 2020, në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj. 

Filmi ‘Zana’ është një dramë tronditëse dhe emocionuese. Ai përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës seë luftës.

More Raça

More Raça është një regjisore e lindur në Kosovë në 1992. Ajo ka një diplomë BA dhe MA në Regji të Filmit nga Universiteti i grate regjisore - More RacaPrishtinës dhe aktualisht është regjistruar në Ph.D, studime për kinematografi. Filmat e saj të shkurtër kanë marrë pjesë në festivale filmi si AFI Fest, Kairo IFF ku ajo fitoi çmimin special të jurisë. Pastaj Tampere FF, Manhattan Short FF, Florida FF, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër.

 Në vitin 2019 More bëri filmin e saj debutues me metrazh të gjatë me titull ‘Andromeda Galaxy‘ i cili u dha në festivalin e filmit në San Sebastian. Aty mori çmimin ‘Glocal in progress’, një çmim që ju jepet filmave në procesin e pas-produksionit.  Një tjetër film i sukseshëm i saj është filmi ‘Home’. Ky film është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.

Lendita Zeqiri

Lendita Zeqiraj ka lindur në Prishtinë, në 1972. Si kineaste dhe artiste vizuale, Lendita ka studiuar gjerësisht në të dy artet grate regjisore - Lendita Zeqirajnë Kosovë dhe Francë. Ajo është e diplomuar në artet pamore në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Gjithashtu ndoqi edhe studimet master për Estetikë të Filmit në Paris, Francë.

Ajo realizoi filma të cilët kanë marrë pjesë në shumë Festivale Ndërkombëtare të Filmit në të gjithë botën. Përfshirë: Venice Film Festival, Telluride Film Festival, Palm Springs Short Fest, Hamptons Film Festival, ëarsaë International Festival Festival. Pastaj edhe Leeds Film Festival, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Busan etj. Filmi i saj i fundit, ‘Shtëpia e Agës‘ përcjellë Agën (Arti Lokaj) 9 vjeçar. Aga, i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjejë babanë e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi.