Guidë për dy parqet Kombëtare të Kosovës

nga Flogerta Driza

A i njihni parqet Kombëtare të Kosovës? Pavarësisht përmasave të vogla, Kosova ka dy parqe të mëdha kombëtare. Të dyja të themeluara në vitin 2012 dhe të vendosura në kufijtë shtetërorë, afër qyteteve të Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit. 

Kosova, e fshehur në zemër të Gadishullit Ballkanik, nuk është destinacioni i parë që të vjen në mendje kur mendon për një udhëtim në Ballkan. Megjithatë, ata që duan të zbulojnë një destinacion që është akoma jashtë radarit dhe dëshironi të vizitoni vende të reja, sigurisht që nuk do të zhgënjeheni. 

Guidë për parqet Kombëtare të Kosovës

Përveç kryeqytetit të gjallë Prishtinës, Prizrenit të bukur dhe manastireve Ortodokse të shpërndara në të gjithë territorin, Kosova ka shumë më tepër për të ofruar sidomos për adhuruesit e natyrës. 

Parqet kombëtare të Kosovës, të vendosura pranë qyteteve të lartpërmendura, ju lejojnë të kombinoni vizitat natyrore – kulturore dhe të organizoni një fundjavë të këndshme. Koha më e mirë për t’i vizituar këto parqe dhe, në përgjithësi, për të shkuar në Ballkan, është fundi i Prillit deri në mes të Tetorit. Gjatë muajve të dimrit parqet preken nga reshjet e mëdha të borës dhe temperaturat janë shumë të ftohta.

Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna 

parqet Kombëtare të Kosovës

Më i madhi nga të dy është Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, një zonë e gjërë e gjelbër midis Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. I karakterizuar nga një bimësi tipike alpine me pyje halore, lisash dhe ahu. Fauna nuk mbetet pas: mbi 170 lloje zogjsh, 130 lloje fluturash, 10 lloje zvarranikësh dhe 37 gjitarë, duke përfshirë ujqër gri, shqiponja perandorake, kaprolle evropiane, dhi të egra madje edhe arinj dhe rrëqebuj kafe. Kafshë të cilat për fat të keq janë në prag të zhdukjes.

Destinacioni kryesor turistik i Parkut është Boga, një fshat piktoresk malor shumë larg kufirit me Malin e Zi, ku vendasit shkojnë për skijim gjatë muajve të dimrit. Natën e kalojnë në shtëpitë prej druri komode të krijuara kohët e fundit me rritjen e turizmit.

Parku Kombëtar i Maleve të Sharrit

parqet Kombëtare të Kosovës

Në jug të vendit ndodhet Parku Kombëtar i Maleve të Sharrit, rreth gjysmë ore nga Prizreni dhe afër kufirit me Maqedoninë e Veriut. Në 535 km katror, ky park ruan liqene të shumta akullnajore dhe është një nga destinacionet më të njohura natyraliste në Kosovë. Ku gjatë verës mund të bëni ekskursione dhe udhëtime me biçikletë malore me operatorë lokalë turistikë. 

Pushimi i skive Brezovica, më i njohuri në vend, është i vendosur në zonën e Parkut. Në kufijtë e këtij parku jetojnë mbi 200 lloje zogjsh, pothuajse 150 lloje fluturash, 13 lloje zvarranikësh, 10 amfibësh dhe ekzemplarë të shumtë ariu kafe, rrëqebulli, ujku, çakalli dhe dhia e egër. Kjo e bën Sharrin një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura ekologjike të biodiversitetit në Ballkanin qendror.

dua Marketplace banner