Histori dashurie inspiruese

nga Argjenda Selmani

Padyshim se secila histori dashurie është inspiruese. Ndonjëherë kur dëgjojmë eksperiencat e të tjerëve duke treguar si kanë rënë në dashuri, na duket e pamundur. Na duket sikur gjëra të tilla ndodhin vetëm në përalla. Mirëpo kjo nuk është e vërtetë!

Më poshtë ne po ju prezantojmë dy historie dashurie të kohëve moderne. Dy çifte që janë njoftuar online! Saktësisht përmes dua.com. Të dyja këto çifte sot jetojnë të lumtur! Mirëpo si nisi gjithçka? Pas sa kohe njohje online u takuan sy me sy? Si eci lidhja dhe si i priti këto çifte rrethi dhe familja? Ne ju ftojmë që të njoftoheni me ta!

Historia e dashurisë Lia & Burim

histori dashurie

Misioni i dua.com është t’i bashkojë njerëzit përmes një platforme të vetme. Lia dhe Burimi janë dy të rinj që falë dua.com janë bashkuar me anë të dashurisë. Tashmë lidhja e tyre është kurorëzuar edhe me martesë! Të dy e gjetën njëri-tjetrin në dua.com. U pëlqyen, u përputhen, u njohën dhe nisën rrugëtimin e tyre të përbashkët. Ata shprehin mirënjohje për aplikacionin dua.com, që u bë urëlidhëse mes tyre.

Ndërsa Burimi jetonte në Gjermani dhe Lia në Kosovë, dua.com eleminoi këtë distancë mes tyre, duke iu mundësuar njohjen. “Unë gjithmonë i them burrit tim, ne kemi qenë fati i njëri-tjetrit por msiti është dua”, thekson Lia. Siç tregon vet çifti, komunikimi i tyre online pasi u njohën në dua.com, vazhdoi intenzivisht për tre muajt që vijuan. “Ne kemi folur tre muaj rregullisht. Pra u njohëm me njëri-tjetrin në distancë. Për fat të mirë të dy kemi qenë nga i njëjti rajon i Kosovës. Prandaj dhe e kishim më të lehtë”, tregon Lia, duke folur për fillimet e lidhjes së tyre. Sikur secili çift tjetër, kur Burimi erdhi nga Gjermania ata dolën në takim e parë, pastaj vazhduan lidhjen e tyre dhe vendosen të fejoheshin në nëntor, për ditëlindjen e Lias. 

Historia e dashurisë – Ajshe & Drilon

Ajshja dhe Driloni po përjetojnë një dashuri që po shkon prej një meshazhi në dua.com deri tek martesa! Ajo është 23 vjeçare, e lindur e rritur në Danimarkë, me prejardhje nga Vushtrria. Ai është 24 vjeçar nga Prishtina, që së fundi po jeton e punon në Gjermani. Bashkë i bëri dua.com! Nga një like, një match dhe një bisedë që ndodhi në korrik të vitit 2020, nisi gjithçka.

Si të gjithë mërgimtarët e tjerë, vera që po vjen do t’i sjellë në Kosovë edhe Ajshen dhe Drilonin. Mirëpo kësaj here me një motiv shtesë! Aktualisht ata janë anë në ethet e përgatitjes së dasmës! Pritet që në gusht të vitit 2022 Ajshja dhe Driloni të kurorzojnë lidhjen e tyre me martesë. Pra, prej një mesazhi në dua.com tek martesa! “Po bëhemi gati për dasëm. Momentalisht po mirremi me organizimin. Planifikojmë të martohemi më 3 gusht të vitit 2022”, tregojnë ata.  Kur të vije dita që e kanë caktuar për martesë do të kenë kaluar më shumë se dy vite pas njohjes në dua.com.  Pak më tepër se një vit nga takimi i paharruar në Aeroportin e Prishtinës. Entuziasmi për ta nisur rrugimëtimin e përbashkët martesor ju shihet të dyve në sy!


Keni një histori dashurie inspiruese? Ndajeni me ne duke klikuar këtu.