Histori dashurie – 5 shenja që po përjetoni një të tillë

nga Argjenda Selmani

Një histori dashurie! Është gjithçka që duam dhe gjithçka që kërkojmë. Thjesht duhet ta gjejmë personin e duhur! Kur je i dashuruar mund ta kesh kokën mbi re, mund të jesh i përkushtuar dhe mund të jesh edhe më kritik.

Ka shumë reagime ndaj dashurisë. Dhe kjo është për shkak të personaliteteve tona të ndryshme dhe mbi të gjitha mënyrës sonë të të qenurit. Të gjithë janë të ndryshëm, dhe secili e menaxhon marrëdhënien në mënyrën e vet.
Në dashuri ka disa rregulla për të kuptuar se a po shkojnë gjërat mirë, apo nëse ka diçka që po shkon keq në marrëdhënie. Këtu po përmendim disa shenja që tregojnë se po jetoni një histori dashurie pothuajse perfekte!

E doni njëri-tjetrin

Ju ndoshta e keni pasur gjithmonë këtë lidhje mes jush. Mund të jeni dashuruar herën e parë që jeni takuar, jeni lidhur menjëherë ose mund të ketë ndodhur që me kalimin e kohës të njiheni më tepër dhe mësoni ta doni atë person.

E rëndësishme është që edhe pas flakëve të para, jeni ende shumë të dashuruar me njëri-tjetri. Kjo do të thotë se magjia për ju po zgjatë, ashtu si ndodh vetëm në dashuritë e vërteta!

E dëgjoni njëri-tjetrin

Në një histori dashurie jo gjithmonë gjërat do shkojnë ujë. Shpesh herë ka edhe diskutime, keqkuptime dhe ndoshta edhe mospajtime. Mirëpo ka një gjë shumë të rëndësishme që nuk duhet ta harroni. Mos harroni ta dëgjoni njëri-tjetrin. Vetëm kur të dëgjoni me vëmendje mendimet e tjetrit, pa provuar t’i lexoni apo t’i interpretoni ato, do të arrini të kuptoni partnerin tuaj edhe kur ju duket e vështirë. Mund të themi lirisht, se ky është çelësi i suksesit.

Dëshironi të njëjtat gjëra në jetë ose…

Kjo është një çështje shumë serioze. Shumë njerëz qëndrojnë së bashku duke jetuar të tashmen (dhe kjo është mirë), por ata nuk e kanë mendjen qartë se çfarë duan në të ardhmen. Kur një çift dëshiron gjëra të ndryshme në jetë, është një shenjë se duhet të arrihet një kompromis, në mënyrë që gjërat të funksionojnë. Nëse kjo gjë bëhet në mënyrën e duhur gjërat funksionojnë si është më së miri. Prandaj, nëse si çift e keni arritur këtë jeni me fat!

I besoni njëri-tjetrit

Nuk mund të ketë një histori dashurie të vërtetë pa besim. Për të pasur mbarëvajtje dhe paqe në një marrëdhënie ka shumë rëndësi që t’i besoni njëri-tjetrit.

histori dashurie

Për aq kohë sa i besoni njëri-tjerit askush dhe asgjë nuk mund të shkund marrëdhënien tuaj. Besimi është një ngas shtyllat e lumturisë. Askush nuk mund të jetë i lumtur me dikë që nuk i beson. Pradaj kur mendoni për dashurinë e vërtetë shpresojmë që ju vie në mendje dikush që i besoni me të vërtetë!

Kur imagjinoni të ardhmën e shihni njëri-tjetrin

Pra, kur mbyllni sytë dhe imagjinoni të ardhmën, a e shihni vetën duke u plakuar përkrah partnerit/es që keni aktualisht? A ëndërroni të jeni bashkë, të dashuruar dhe të lumtur ashtu si jeni sot? A është ky fundi ideal i historisë tuaj të dashurisë? Edhe ne pajtohemi se një dashuri e vëtetë s’ka si të përfundojë ndryshme, përpos kështu. Në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresojmë shumë se jeni kaq me fat!