Historia e vërtetë e Mr.Bean

nga Flogerta Driza

Lufta e Rowan Atkinson për të qenë pjesë e skenës  është shembull i vështirësive që duhet të kalosh deri te suksesi. Veçanërisht për Mr.Bean, siç e njohim të gjithë, që lindi në një familje të klasës së mesme dhe me një çrregullim serioz të të folurit.

Megjithë fillimet e tij të përulura, Atkinson u pranua në Universitetin e Oksfordit përmes një pune të palodhur. Ishte pikërisht atje ku pasioni i tij për aktrim dhe komedi filloi të lulëzojë.

Sfidat ishin të shumta

Ai iu bashkua një grupi komedianësh në kampusin Universitar. Megjithatë, shpesh performoi shumë dobët, për shkak të belbëzimit të tij. Pas disa dështimesh vazhdoi të këmbëngulte. Vendosi të provonte aktrimin. Fatkeqësisht, u refuzua nga Mr Beannjë numër i konsiderueshëm shfaqjesh televizive. Arsyeja: belbëzimi i tij i vazhdueshëm.
Kushdo që do të ishte në situatën e tij do hiqte dorë e do zgjidhte një tjetër rrugëtim. Një rrugëtim që nuk do t’i sillte më zhgënjimin dhe dështimin që kishte përjetuar kaq shumë.

Por jo Me. Atkinson! Ai kuptoi se belbëzimi i tij ndalonte sa herë që luante një personazh specifik. Ai deklaroi si vijon.“Zbulova se kur luaja një personazh ndryshe nga vetja, belbëzimi zhdukej”. Mjerisht edhe pas këtij përparimi, ai vazhdoi të refuzohej për role të ndryshme. Mirëpo këtë herë thjesht sepse nuk kishte një “fytyrë televizive” ose “trup heroik”. A hoqi dorë Mr.Bin? As që bëhet fjalë!

Ai filloi shfaqjen e tij të quajtur “Mister Bean”, duke u kthyer në fenomen kulturor! Pothuajse menjëherë u bë sukses global. Në retrospektivë, ato vështirësi kontribuan shumë në suksesin që ai ka arritur deri më tani. Sot, ai është një nga personazhet më të njohur në botë me një vlerë prej 100 milion dollarësh.

Çfarë mësojmë nga historia e tij?

mr beanPërveç mësimit që “Suksesi nuk përcaktohet nga mënyra se si dukemi fizikisht, por përkufizohet nga sa këmbëngulës, i vendosur dhe i vetë-disiplinuar jemi për t’i realizuar ëndrrat tona.” mësojme edhe diçka tjetër po aq me vlerë.
Si të gjeni pikat tuaja të forta, edhe nëse këto cilësi nuk janë ato që shoqëria i dikton si “të drejta”. Mr.Bean kuptoi pikat e tij të forta në aktrim dhe komedi dhe i përdori ato në shërbim të vetes. Pastaj punoi fortë, këmbënguli dhe arriti sukses.

Të punosh shumë dhe të këmbëngulës është e nevojshme por e pamjaftueshme për të arritur sukses. Duhet të dini gjithashtu se cilat janë tiparet tuaja më të forta. Prandaj Mr.Bean është shembulli i përsosur. Shembull pse nuk duhet të dorëzoheni. Se duhet të njihni veten tuaj mbi të gjitha. “Për të qenë i suksesshëm nuk ju duhet fytyra e bukur apo trupi heroik, ajo që ju nevojitet është zgjuarsia dhe aftësia për të vepruar.”

Rowan Atkinson