Hitet verore të dashurisë që ndezin bregdetin shqiptar

nga Flogerta Driza

Ndërkohë që vera po arrin kulmin e saj me temperatura, janë hitet verore të dashurisë ato që e ndezin më shumë atmosferën. Pavarësisht kushteve që ndodhemi prej koronavirusit, kjo nuk i ka ndalur njerëzit të shijojnë pushimet e endrrave të tyre.

Rinia Kosovare dhe ajo Shqiptare ka zbarkuar në rivierën shqiptare duke shijuar jo vetëm detin dhe rërën e ngrohtë, por edhe muzikën më trendi të sezonit. Muzika dhe dashuria në sezonin e verës kombinohen si kripa me piperin.

Ndaj, do t’ju sjellim 5 këngët me hit që ia vlen të dëgjoni në maiknën tuaj gjatë rrugëve të gjata. Ose të kërceni nën ritmin e tyre duke shijuar një pije freskuese në një ‘beach bar’. Zgjedhja ëshët e juaja, mjafton që ju të kaloni pushime fantastike. Ja cilat janë ato:

1. Ardian Bujupi & Xhensila – PANORAMA (prod. MB & Unleaded)

 2. Capital T – C’EST LA VIE (Prod by. Jumpa)

3. Dafina Zeqiri ft Ledri Vula x Lumi B – Aman

4. Lyrical Son & Mc Kresha – Ajo po don (Official Video)


5. Ghetto Geasy feat Majk – Zhytem (Je t’aime)


Këto janë vetëm disa nga hitet verore të dashurisë, e megjithatë mjaftojnë për të ndezur çdo atmosferë. Edhe këtë vit, këngëtarët trend të muzikës shqiptare e kosovare pushtojnë zemrat tona me ritmet dhe tingujt e tyre të papërseritshëm. Shijojini!