Imagjinoni dua pay si pjesë e përditshmërisë tuaj

nga Argjenda Selmani
Së shpejti do të lançojmë dua pay – Bashkohu në Telegram për më shumë informacion.

Abonohu për të qënë i pari dhe për të rejat më fundit

Aplikacionet financiare ose FinTechs kanë qenë një risi e madhe këtë dekadë të fundit. Ata e kanë sjellë botën financiare në epokën digjitale dhe kanë lehtësuar jetën e miliona njerëzve. Por edhe me këtë lehtësi dhe zgjidhje të madhe, shumë prej tyre mbeten ende jo shumë bindëse nga ana e përvojës së përdoruesit ose UX dhe në të vërtetë jo shumë argëtuese për t’u përdorur.

Kjo është disi e kuptueshme. Qëllimi kryesor i një aplikacioni të tillë është të menaxhojë paratë tuaja ose t’ju ndihmojë të dërgoni para diku, në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë. Por ne shpesh harrojmë se aplikacionet krijohen për njerëz dhe jo për robotë. Një roboti nuk i intereson se sa estetik është dizajni ose sa bindëse është eksperienca e përdoruesit. Ai thjesht do të ndjekë komandat dhe rregullat që janë programuar për të, pa gjykuar apo pa u shqetësuar nga pamja e këtij aplikacioni. Gjithçka që nevojitet është një proces të cilin ai duhet ta ndjekë për të arritur një objektiv të caktuar.

Ndërsa në ndryshim nga një robot, njerëzit kanë personalitete të mbushura me emocione, ndjenja dhe nevoja. Kjo është arsyeja pse aplikacionet duhet t’i marrin parasysh këto elemente pavarësisht funksioneve të tyre. Dikush do të thoshte se nëse aplikacioni arrin të zgjidhë atë që supozohet të zgjidhë – p.sh. të dërgojë para nga A në B duke reduktuar X% në tarifa – ai e ka përmbushur qëllimin e tij. Por kjo është vetëm gjysma e rrugës. Ajo që njerëzit duan nuk është gjithmonë ajo për të cilën kanë vërtet nevojë.

Ndërsa ndërtojmë një produkt, krijuesit duhet si fillim të kuptojnë të ashtuquajturët “ngacmues të fshehtë” të përdoruesve. Por që të arrish të kuptosh këto “ngacmues” nevojitet më shumë se sa rezultati që mund të keni nga bashkëbisedimi me to. Shpesh herë njerzit nuk e kanë të qartë se çfarë i motivon apo i zemëron në jetën e përditshme. Duke pasur parasysh këtë fakt dhe në mënyrë për të kuptuar se si ata ndihen me të vërtete, krijuesit ka nevojë për një kërkim më të thellë, atë psikologjik.

Mos harroni – Çfarë deklarohet nuk është gjithmonë çka zbulohet.

Qasja jonë me dua pay është afatgjatë. Vizioni ynë është që të krijojmë një urë ekonomike për komunitetet e fragmentuara, kudo që janë. Bashkimi virtual i pjestarëve të këtyre komuniteteve dhe kulturave të ndryshme do të na ndihmojë të fillojmë procesin e krijimit të një realiteti të ri ekonomik, në të cilin njerëzit nuk do të jenë të varur nga kompanitë tradicionale. Në vend të kësaj ata do të kenë liri – liri financiare.