Ja 8 teknika që do të 10-fishojnë produktivitetin tuaj

by Flogerta Driza

Çfarë do të 10-fishonte produktivitetin tuaj? Para se t’i përgjigjemi pyetjes na lejoni t’ju themi diçka të rëndësishme. Ekzistojnë dy lloje të njerëzve në këtë botë

“Ata që përmbushin detyrat e tyre dhe ata që nuk i përmbushin pavarësisht gjithçkaje.” Koha është falas, por e paçmueshme.

Ka shumë mundësi që të keni çdo ditë përgjegjësi dhe punë plotë për të bërë, por të qenit “produktiv” nuk është njësoj si të qenit “i zënë me punë”. Adoptoni disa nga këto zakone në 10 minutat e ardhshme dhe do rrisni produktivitetin tuaj në punë si kurrë më parë.

1. Mësoni cilat gjërave t’u jepni përparësi

perparesi

Foto: Freepik

Nuk do të arrini asgjë në jetë nëse nuk jeni të qartë për atë që dëshironi. Nëse keni plane kjo do t’ju detyrojë të veproni. Prioritetet janë gjëra që duhet t’i përmbushni si në jetën tuaj personale ashtu edhe në punë.

Njerëzit e suksesshëm dhe efektivë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe kur ta bëjnë. Kjo është ajo që u rrit atyre produktivitetin. Jo vetëm kaq, por dinë edhe cilat mjete nevojiten për t’i ndihmuar që të arrijnë qëllimet e tyre. Të dini se cilat gjërave t’u jepni përparësi, ndikon drejtpërdrjet në suksesin e jetës dhe biznesit tuaj.

2. Largoni gjithçka të panevojshme nga koka juaj

Mos u mbështetni shumë tek kujtesa tuaj. Do t’ju ​​lërë në baltë kur t’ia keni më shumë nevojën. Ndaj këshilla e duhur do ishte t’i shkruani gjërat çdo ditë. Duke shënuar gjithçka që duhet të kryhet gjatë javës, do të keni një pasqyrë më të mirë të asaj që duhet të arrihet. Kështu do mund të vendosni përparësitë tuaja në përputhje me rrethanat.

3. Dalloni gjërat urgjente nga detyrat e rëndësishme

Ajo që është urgjente sot mund të mos jetë e rëndësishme nesër. Është detyra juaj të dini se çfarë është urgjente dhe ka nevojë për vëmendje të menjëhershme dhe çfarë është e rëndësishme që mund të shtyhet deri nesër. Vendosni rregulla dhe kufij të qartë në mënyrë që të mos mbingarkoheni.

produktivitetin

Foto: Freepik

Kur detyrat tuaja ndahen në të rëndësishme dhe urgjente, ka më shumë të ngjarë t’u kushtoni vëmendje atyre dhe t’i bëni ato sa më shpejt që të jetë e mundur. 

4. Si të përqendroheni dhe t’i merrni punët me radhë

Aftësia për t’u përqëndruar është një aftësi e nënvlerësuar. Kryerja me radhë e detyrave duke i dhënë secilës rëndësinë e vet ndryshon gjithçka. Produktiviteti juaj mund të rritet nga 2-5 herë nëse përfundoni një detyrë pa shpërqëndrim para se të kaloni tek tjetra. Në këtë mënyrë realizoni më shumë në më pak kohë dhe me më pak stres.

5. Jetoni jetën me formulën 80/20

Jam i sigurt se keni dëgjuar për Parimin Pareto, i njohur edhe si rregulli 80/20. “Përqendrohuni tek ato pak gjëra që ju sjellin më shumë përfitim.”

Parimi thotë që: “Për shumë ngjarje, afërsisht 80% pasojave vijnë nga 20% e shkaqeve.”

Si ta aplikoni këtë në punë? E thjeshtë! Zgjidhni 20% të detyrave që japin 80% të rezultateve dhe burimeve të jashtme dhe thjesht ndërprisni pjesën tjetër.
Që të arritini më shumë dhe të lodheni më pak, përdorni rregullin e DMR. Zgjidhni tre Detyrat Më Të Rëndësishme çdo ditë dhe përqendrohuni plotësisht në kryerjen e tyre brenda një kohe specifike. Kjo do të rrisë me patjetër produktivitetin tuaj.

6. Zotëroni dhe përvetësoni kohën tuaj

Koha dhe puna

Foto: @andreyyalansky19 via Twenty20

Nëse 80% e rezultateve tuaja do të vijnë nga 20% e kohës suaj, imagjinoni sikur ta aplikoni atë rregull kudo. Me pak fjalë do t’ju duhet vetëm të punoni vetëm 20% të kohës. Konsiderojeni  kohën tuaj si një investim të vlefshëm. Çdo detyrë e ditës duhet të jetë e arritshme, realiste dhe të lidhet me kohën. Më e rëndësishmja është se çdo detyrë duhet të eci paralel me qëllimet e tua për ditën, javën ose muajin. Zotërimi i kohës do t’ju shtyjë të përqendroheni dhe të jeni më efikas.

7. Mos jini perfeksionist

Nëse vazhdoni të ndiqni përsosmërinë, mund t’ju duhet më shumë kohë për t’i kryer detyrat tuaja. Me shumë mundësi do të jeni më pak produktivë nga sa e keni planifikuar. Kjo do t’ju bëjë të humbisni kohë dhe ndoshta do të mërzitni shefin tuaj. Perfeksionizmi është edhe më i lartë kur nuk i jepni llogari askujt, por vetëm vetes. Përfeksionizmi nuk ka fund kurrë.

8. Masni inputet dhe rezultatet tuaja

Mos mat vetëm ato që ke arritur, por edhe ato që mund të kishe arritur nëse do të kishe përdorur parimet e duhura të punës. Shqyrtoni vazhdimisht punën tuaj. Mësoni si të masni imputet dhe rezultatet e punës suaj. Mos nënvlerësoni asgjë në punë tuaj. 

E vërteta në lidhje me jetën është se: “Jetojmë në një botë ku shumë gjëra marrin kohën tuaj më të madhe por nuk ju më shumë rezultatet dhe shumë pak prej këtyre gjërave janë të vlefshme.”