Ja çfarë ndodh kur flisni më pak për veten tuaj në bisedë?

nga Flogerta Driza

Të flasim për veten tonë është gjendja jonë e paracaktuar dhe shpesh është shumë shteruese. Kjo është diçka që e bëjnë pothuajse të gjithë.

Ne ju ftojmë të bëni një eksperiment ku për të paktën dy ditë të mos flisni për veten, dhe ja se çfarë do të ndryshojë:

Njerëzit do fillojnë të mendojnë se jeni vërtet i interesuar për ta

shoqet flasin

Foto: @vegasworld via Twenty20

Duke mos folur për veten gjatë gjithë kohës, gjithçka që ju mbetet është të dëgjoni personin me të cilin po flisni. Kur të mos i ndërprisni ata do të transmetojnë më shumë nga vetja. Do filloni të dëgjoni më me kujdes çdo detaj të historisë së tyre.

Për shkak të dëgjimit të shtuar so mësoni më shumë rreth tyre dhe do vini re gjëra që nuk i vinit re më parë. Duke mos folur për veten, ju po u jepni atyre qëndrën e vëmendjes për të cilën ata kanë nevojë. Provojeni dhe vëreni se si ndihet përsoni tjetër.

Bota duket më pak e zhurmshme

Të mendosh se çfarë duhet të thuash është rraskapitëse. Kur nuk flisni për veten tuaj, zhurma shpërndahet. Ju gjeni një sens të ri të qartësisë dhe e interpretoni botën ndryshe.

Marrëdhënia arrin një nivel tjetër

Duke mos folur për veten tuaj në bisedë me të tjerët, do vini re që marrëdhëniet do arrijnë një nivel më pozitiv. Papritur do jetë më e lehtë të krijosh një lidhje me një klient, një mik të ri, ose një koleg pune.

Do filloni të bëni më shumë pyetje

flet per veten

Foto: @criene via Twenty20

Nëse nuk flisni për veten tuaj në një bisedë, mënyra e vetme për t’u përfshirë në  bisedë është duke bërë pyetje. 

“Më trego më shumë rreth …”
“Si u ndjeve?”
“Cili ishte reagimi i yt?”
“A të trembi kjo gjë?”
“Çfarë mendoi familja jote?”
“A do ta bësh përsëri?”

Ka kaq shumë mënyra për të përparuar një bisedë me pyetje kur largoheni veten tuaj nga rendi i bisedës.

Nuk mendoni më se çfarë të thoni tjetër në bisedë

Një pjesë të madhe të kohës sonë e kalojmë duke u përpjekur të punojmë se çfarë të themi nga përvoja jonë. Kur e mbyllni atë pjesë të trurit tuaj, nuk do keni më nevojë të mendoni çfarë të thoni për t’i bërë përshtypje dikujt. Në këtë mënyrë do ndiheni më pak të rraskapitur.

Njerëzit që dëgjojnë janë individ të rrallë 

bisede

Foto: Keanu Reeves

Në një botë si kjo e jona ku gjithkush do të tregojë rreth vetes, dhe ku rrjete sociale janq të qëndërzuara tek vetja, të mos flasësh për veten është me rrallë se diamanti.
Shikoni Keanu Reeves apo Joaquin Phoenix. Ata urrejnë të flasin për veten e tyre, por për ta flitet jashtëzakonisht mirë për shkak të kësaj cilësie. Të mos flasësh shumë për veten është e pazakontë dhe shumë interesante.

Njerëzit duan të njihen me ju

Të mos flasësh për veten është kjo superfuqi e çuditshme. Ata mezi vërejnë heshtjen tuaj, dhe përqendrohen plotësisht në jetën e tyre. Kjo i bën njerëzit të duan të njihen me ju. Dhe kështu, rrjeti juaj zgjerohet si rezultat. 

Keni më shumë ndikim në bisedë

Personi që flet më rrallë ka më shumë fuqi. Gabimi që bëjmë në biznes gjatë gjithë kohës është duke nënvlerësuar personin e qetë në pjesën e prapme të dhomës i cili thjesht po dëgjon. Nuk është personi më i zhurmshëm në dhomë ai që ndikon rrjedhën e një bisede. Por, është personi që flet më pak dhe dëgjon më shumë.